TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rëndësishëm në historinë e futbollit të Kosovës

by tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Kreu i FFK-së, takohet me selektorin Foda

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi përmes një urimi për vitin e ri, ka thënë se viti që po lëmë pas do të mbetet një nga kapitujt më të rëndësishëm në historinë e futbollit kosovat.

Arritja e Play-Offit të Botërorit me Kombëtaren A, suksesi ndërkombëtar i Dritës dhe investimet në

infrastrukturë, shënojnë sukseset e mëdha të futbollit vendor gjatë një viti.

Postimi i plotë në Facebook:

Të dashur futbollistë/e, trajnerë/e, gjyqtarë/e, drejtues klubesh, tifozë, partnerë, komunitet i futbollit, qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë,

Në prag të ndërrimit të motmoteve, është momenti i duhur për të reflektuar me krenari mbi arritjet dhe punën e bërë gjatë këtij viti.

Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rëndësishëm në historinë e futbollit të Kosovës. Ishte një vit pune intensive, vendimesh strategjike dhe arritjesh konkrete që e konfirmuan qartë drejtimin e duhur në të cilin po ecën Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbolli ynë në përgjithësi.

Gjatë këtij viti, FFK ka bërë hapa të mëdhenj në zhvillimin e infrastrukturës sportive, në digjitalizimin e sistemeve, në edukimin e kuadrove profesionale dhe në forcimin e projekteve zhvillimore në të gjitha nivelet.

Investimet në fusha futbolli, në kampet nacionale, në projektet shkollore dhe në sigurinë shëndetësore të lojtarëve kanë krijuar baza të qëndrueshme për të ardhmen e futbollit kosovar.

Në planin ndërkombëtar ky vit e forcoi dukshëm pozitën e Kosovës në familjen evropiane dhe botërore të futbollit. Vizitat dhe bashkëpunimet me FIFA-n dhe UEFA-n, organizimi i ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare në Prishtinë dhe përfshirja e përfaqësuesve tanë në strukturat e larta vendimmarrëse dëshmojnë për respektin dhe besimin që futbolli kosovar tashmë e ka fituar.

Ky vit ishte historik edhe në aspektin sportiv. Kombëtarja e Kosovës shënoi rezultate që na bënë krenarë të gjithëve, fillimisht duke u ngjitur në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe më pas duke siguruar për herë të parë ‘play-off’-in për Kupën e Botës 2026. Këto suksese, së bashku me ngritjen po ashtu historike në ranglistën e FIFA-s, janë dëshmi e punës së përbashkët, vizionit të qartë dhe besimit në potencialin e futbollistëve tanë.

Suksesi i FC Drita në Ligën e Konferencës, ku për herë të parë një klub kosovar arrin në ‘play-off’ për 1/8 e finales, si dhe arritja e FC Prishtina 01 në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve në futsall, e konfirmuan rritjen e cilësisë së futbollit vendor.

Të gjitha këto arritje nuk janë të rastësishme. Ato janë rezultat i përkushtimit të klubeve, futbollistëve, trajnerëve, gjyqtarëve, stafit profesional, partnerëve tanë dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë.

Të gjithëve u shpreh mirënjohjen time të sinqertë për kontributin e dhënë gjatë këtij viti të jashtëzakonshëm.

Me këtë frymë suksesi dhe uniteti, po e mbyllim vitin 2025 me krenari dhe besim të plotë në të ardhmen.

Viti 2026 na pret me sfida të reja dhe projekte ambicioze, të cilat uroj t’i përballojmë me  përkushtim, vizion dhe sukses.

Duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe harmoni në familjet tuaja, ju uroj mbarësi dhe suksese të reja në vitin 2026.

Uroj që 2026-ta të jetë vit i realizimit të ëndrrës sonë të përbashkët dhe për herë të parë të jemi pjesë e Kupës së Botës.

Gëzuar!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Upamecano mbetet te Bayerni

Upamecano mbetet te Bayerni

ENBL, Prishtina përball Dinamos në “play-off”

ENBL, Prishtina përball Dinamos në “play-off”

FBK konfirmon finalen e Kupës në Rahovec

Ancelotti deri më 2030 në krye të Brazilit

Peja 03 e Bashkimi kërkojnë triumfin në Kupë

Peja 03 e Bashkimi kërkojnë triumfin në Kupë

ATK paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën për bizneset e paregjistruara

ATK del me njoftim për aksionin ndaj argjendarive në Pejë

Mbi 7 mijë votues më shumë në zgjedhjet e 28 dhjetorit sesa në ato lokale

Supremja i liron nga paraburgimi nëntë të dyshuarit për falsifikim votash

Mbrojtja e Krasniqit: ZPS nuk ka vërtetuar lidhjen e Krasniqit me krimet e pretenduara

Mbrojtja e Krasniqit: ZPS nuk ka vërtetuar lidhjen e Krasniqit me krimet e pretenduara

Nga rezistenca e viteve ’90 te Inteligjenca Artificiale, UP feston 56 vjet ekzistencë

Nga rezistenca e viteve ’90 te Inteligjenca Artificiale, UP feston 56 vjet ekzistencë

Aksion i Prokurorisë në Pejë, cak argjendaritë

Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në Pejë

Bllokada institucionale i kushton Kosovës mbi 1 miliard euro: OEK dhe juristët paralajmërojnë pasoja të rënda

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme – ky është rendi i ditës

Avokati i drejtorit të shkollës “Pavarësia”: Nxënësi e kishte kanosur me vrasje

Avokati i drejtorit të shkollës “Pavarësia”: Nxënësi e kishte kanosur me vrasje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën