TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mungesa e drejtësisë për Kralanin, Dragan Zhivanoviq s’u gjykua asnjëherë

Masakra e Kralanit është një prej krimeve serbe për të cilat akoma nuk ka drejtësi. Kjo po ndodhë, përkundër që vite më parë u dorëzua një kallzim penal me shumë prova kundër Dragan Zhivanoviq, komandant i brigadës 125 të ushtrisë serbe, brigadë në atë kohë përgjegjëse për rajonin e Dukagjinit.

by Florijeta Dernjani
2 javë ago
1 0
A A

Dragan Zhivanoviq (Dragan Živanović) komdandant i Brigadës 125 të ushtrisë së Serbisë, u identifikua në vitin 2013, si i dyshuar kryesor për masakrën e Kralanit në Gjakovë.

Identifikimin e tij e bëri Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi.

Nën Brigadën 125, që gjatë luftës në Kosovë e udhëhoqi Zhivanoviq (Živanović), sipas një hulumtimi të Fondit, bie përgjegjësia për shumë krime në rajonin e Dukagjinit. Ndër to, edhe ajo për masakrën e Kralanit, ku u vranë 86 civil shqiptarë.

Mirëpo, përkundër që faktet u deponuan nga Fondi përmes një kallzimi penal në Gjykatën e Lartë për Krime të Luftës në Beograd, ndaj Zhivanoviq nuk u ngrit asnjëherë aktakuzë.

Pjesë e kallzimit penal ishin edhe pesë eprorë të tjerë të ushtrisë dhe policisë serbe.

“Ne kemi evidentuar reth 90 viktima, ndërsa kallëzimi penal në fakt është fokusuar në 78 viktima për të cilat ka fakte që janë kryer nga forcat serbe. Ka qenë komandanti  i Brigadës 125 i autorizuar i Ushtrisë Jugosllave, i cili është akuzu, pastaj edhe një komandant i njësive speciale apo qysh është quajtur atëherë njësia e posaçme e Policisë”, ka thwnw Bekim Blakaj-drejtor ekzekutiv  i Fondit për të Drejtën Humanitare.

Sipas drejtorit të Fondit për Kosovë, Bekim Blakaj, katër prej tyre dyshohet se ndodhen në Serbi.

“Meqenëse janë zyrtar të lartë ata po që gjenden në Serbi. Ne nuk kemi ndonjë informacion, nuk kemi gjurmuar se ku saktësisht jetojnë”, thotw Blakaj

Sipas Blakaj, vetëm njëri nga ta është përmendur dhe identifikuar nga të dëmtuarit.

“Për fat të keq, shumicën e kryerësve të krimeve nuk i kanë njoftë ata persona të cilët kanë qenë në Kralan me 2, 3 dhe 4 prill. Pra, kanë qenë persona të panjohur për ta shumica. Ka disa raste, disa individë që mund t’i kenë njohur, është përmendur një major Grujiq, i cili vet është prezantuar në mëngjesin e datës 4 prill. Pra, kjo është çka dihet për identitetin e kryerësve të krimeve”, shprehet ai.

Pavarësisht kësaj, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, ka dëshmi të tjera në lidhje me këtë masakër.

“Ne për secilën viktimë e bëjmë një intervistë së paku me një familjar të viktimës, qoftë i afërt apo ndonjë kushëri. Dhe, po ne i kemi deklaratat me familjarë por gjithashtu me ata të cilët kanë qenë dëshmitar, në fakt janë personat e fundit që janë larguar nga Kralani, para se të ndodhte vrasja masive”, thotw Blakaj.

Televizioni ka pyetur Prokurorinë Speciale nëse janë duke e trajtuar këtë masakër, mirëpo nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Sa do të kushtojnë sot derivatet në Kosovë?

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Rrahje në Vragoli, arrestohen tre persona

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Sa do të kushtojnë sot derivatet në Kosovë?

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Rrahje në Vragoli, arrestohen tre persona

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

Zhduket një vajzë në Malishevë

Raportohet e zhdukur një vajzë në Prishtinë

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Të shtëna me armë në magjistrale, qëllohet një veturë në lëvizje

Tirana mirëpret Samitin e Diasporës

Tirana mirëpret Samitin e Diasporës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën