Mbrojtësi i Interit, Francesco Acerbi, beson se mesfushori Kristjan Asllani ka cilësi të mëdha.
Por ai ka theksuar se Asllani duhet të përmirësohet në disa aspekte.
“Asllani është një lojtar i shkëlqyer, megjithatë duket të bëjë disa përmirësime. Ai e di se duhet të rritet, ai e di shumë mirë. Kristjani duhet të shfrytëzojë sa më shumë karrierën e tij, sepse ka potencial të madh. Gjithçka varet nga ai”, ka thënë Acerbi.
Mesfushori i Shqipërisë iu bashkua Interit në korrik të vitit 2022, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.
Në edicionin aktual për Interin ka luajtur 17 ndeshje në të gjitha garat. Më herët ka luajtur për Empolin. Për Shqipërinë ka shënuar dy gola në 16 paraqitje.