Deputeti, Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se LVV është në diskutim me Nismën që të arrijnë një marrëveshje, duke thënë se vazhdojnë t`i dëgjojnë kërkesat e tyre.
Madje, ai u ka bërë thirrje që në seancën e ardhshme për tentativën e 25-të për konstituim të Kuvendit, të kenë diçka konkrete partitë opozitare.
“Ne jemi ne diskutim me Nismën për te gjitha temat do te vazhdojmë ti dëgjojmë kërkesat e tyre dhe ti diskutojmë ne forumet tona, ne do të kontaktojmë çdo deputetë, u bëjë thirrje dhe ju kisha lut që në tentativën tjetër të kemi diçka konkrete”, ka thënë ai./teve1.info/