TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abrashi: Ne jemi treguar të gatshëm për kompromis

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Abrashi: Ne jemi treguar të gatshëm për kompromis

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, akuzon partitë që deri tani ishin në opozitë për krizën politike në Kosovë. Sipas tij, të njëjtat qëllimisht po bllokojnë konstituimin e Kuvendit, duke mos i hapur rrugë formimit të qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Përkitazi me këtë, ai thekson për KosovaPress, se votimi i fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit është reflektim i vullnetit të lirë, ndërsa thotë se një gjë e tillë nuk është konsideruar anti-kushtetuese as në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, më 26 qershor.

Madje, sipas tij, është absurde që votimi i fshehtë të rrëzohet nga Kushtetuesja edhe pas ankesës së deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, në këtë institucion për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Votimi i fshehtë është një mënyrë kushtetuese dhe autentike për të shprehur vullnetin e lirë të deputetëve, pa presione të jashtme. Ky propozim u bë pasi pamë që votimi i hapur nuk ishte i mundur, për shkak të presionit që partitë opozitare ushtronin ndaj deputetëve të tyre, me qëllim që të mos votohej dhe të mos konstituohej Kuvendi. Prandaj, ne propozuam votimin e fshehtë. Do të ishte absurd që vetëm Gjykata Kushtetuese të rrëzonte këtë ide, sepse votimi i fshehtë është pjesë thelbësore e parlamentarizmit dhe demokracisë përfaqësuese, që zbatohet në çdo vend me standarde edhe më të larta se ne. Jemi të bindur se votimi i fshehtë nuk do të rrëzohet. Gjykata vetëm do të përcaktojë përgjegjësitë ndaj opozitës bllokuese, që po e vështirëson daljen e Kosovës nga kjo krizë,” deklaron ai.

Përkundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për ngërçin në Kuvend dhe obligimit taksativ për konstituim të Kuvendit jo më larg se 26 korriku, partitë parlamentare po vazhdojnë avazin e dështimit në zgjedhjen e trupave të legjislativit.

E deputeti Abrashi thotë se ka mendime të ndryshme se çfarë mund të ndodhë pas 26 korrikut nëse nuk ka konstituim të Kuvendit.

Sipas tij, kjo është një situatë që më parë nuk ka ndodhur në vend, andaj duhen sqarime shtesë juridike nga Kushtetuesja.

“Kjo është një situatë që nuk ka ndodhur më parë në Kosovë, prandaj ka mendime të ndryshme rreth asaj se çfarë mund të ndodhë nëse nuk respektohet një afat kushtetues. Ky afat, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është obligativ për zbatim. Megjithatë, Kushtetuta jonë nuk parashikon shpërbërjen e Kuvendit në rast të moskonstituimit. Në Kushtetutë janë saktësisht të përcaktuara rastet se si shpërbëhet Kuvendi, dhe ideja është që në fund të shkohet drejt zgjedhjeve,” thotë ai.

Janë bërë më shumë se gjashtë muaj nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, mirëpo Kosova ende s’ka formuar institucionet e reja.

Abrashi thotë se LVV-ja, si partia e parë në zgjedhje, ka bërë kompromise për konstituim të Kuvendit, madje duke kërkuar edhe marrëveshje politike me LDK-në.

Ani pse në gjashtë tentime në seancën konstituive me votim të hapur nuk i kanë pasur votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, Abrashi është i bindur se i kanë votat për formim të qeverisë.

“Ne kemi vepruar në përputhje me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka bërë thirrje për gjetjen e konsensusit dhe një gjuhë të përbashkët për t’u dalë nga kjo krizë. Bazuar në këtë, i kemi dërguar ftesë Lidhjes Demokratike të Kosovës me një propozim për daljen nga kjo situatë. Madje, i kemi ofruar edhe bashkëqeverisje, por kemi marrë një refuzim kategorik. LDK-ja mban qëndrim shumë ekstrem, ndoshta lideri i saj mendon se me pozicione ekstreme mund t’i avancojë interesat, edhe të Kosovës. Por ky bllokim nuk i bën mirë Kosovës. Nevojitet një mendje më e hapur dhe më praktike,” thekson ai.

Deputeti i LVV-së, i cili është edhe kryetar i degës së partisë në qytetin e Prizrenit, flet edhe për kandidatin e LVV-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai thotë se ka disa opsione për kandidaturën në Prizren dhe se shumë shpejt do të bëhet publike.

“Çështja e kandidaturave do të sqarohet shumë shpejt. Lëvizja Vetëvendosje ka disa opsione që po shqyrtohen për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Besoj se këto ditë do të kemi finalizimin dhe do të bëhet e ditur puna lidhur me kandidaturat,” përfundon Abrashi.

 

Tags: Artan AbrashiGjykata KushtetueseLVV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot varroset aktori Enver Petrovci

Sot varroset aktori Enver Petrovci

Osmani takon ndihmëssekretarin e NATO-s: Ritheksova përkushtimin e Kosovës për anëtarësim

Osmani takon ndihmëssekretarin e NATO-s: Ritheksova përkushtimin e Kosovës për anëtarësim

Hysri Selimi i akuzuar për spiunazh deklarohet i pafajshëm

Hysri Selimi i akuzuar për spiunazh deklarohet i pafajshëm

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen dy persona në Klinë për tentim vrasje

Sot varroset aktori Enver Petrovci

Sot varroset aktori Enver Petrovci

Osmani takon ndihmëssekretarin e NATO-s: Ritheksova përkushtimin e Kosovës për anëtarësim

Osmani takon ndihmëssekretarin e NATO-s: Ritheksova përkushtimin e Kosovës për anëtarësim

Hysri Selimi i akuzuar për spiunazh deklarohet i pafajshëm

Hysri Selimi i akuzuar për spiunazh deklarohet i pafajshëm

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen dy persona në Klinë për tentim vrasje

Raportohen dy persona të zhdukur në Drenas

Raportohet i zhdukur një i mitur në Fushë – Kosovë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Dy të vdekur në një aksident në magjistralen Pejë – Prishtinë

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën