TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen e tij para Kuvendit të LDK-së

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen e tij para Kuvendit të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ofruar dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë gjatë mbledhjes së Kuvendit të LDK-së. Ai theksoi se ky akt vjen si një obligim moral pas rezultateve të dobëta zgjedhore dhe si një mënyrë për të ballafaquar me pritjet dhe zhgënjimin e ndjerë nga anëtarësia.

“Të dashur delegatë, me përgjegjësi të plotë ia ofroj për shqyrtim Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time nga detyra e kryetarit, për ta vendosur përballë këtij Kuvendi çështjen e votëbesimit,” ka deklaruar Abdixhiku para delegatëve, duke e bërë të qartë se dorëheqja është një akt i vendosur në kuadër të transparencës dhe përgjegjësisë ndaj anëtarësisë.

Në fjalimin e tij të gjatë, Abdixhiku ka theksuar se “ambicia personale nuk duhet të mbizotërojë mbi frymën kolektive dhe demokracinë e brendshme të LDK-së.” Ai ka shtuar se shumë sy kanë qenë të drejtuar kah karrigia e kryetarit, por “forca e vërtetë e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk qëndron në një karrige të vetme.”

Abdixhiku ka shpjeguar se fuqia e LDK-së është në unitetin e anëtarësisë dhe në vullnetin kolektiv të saj: “Ajo qëndron këtu përballë meje. Në këtë sallë. Në vullnetin tuaj. Këtu përcaktohet fati i secilit prej nesh dhe këtu matet fuqia jonë e vërtetë.”

Në vijim të fjalës, ai njoftoi se nga ky moment, drejtimin e punimeve të Kuvendit do t’ia kalojë Kryesisë së Punës, duke theksuar se procesi duhet të jetë i pavarur nga ndikimet individuale.

“Prandaj, nga ky moment, i kaloj punimet tek Kryesia e Punës e këtij Kuvendi. Këto punime duhet të jenë të pavarura nga çfarëdo ndikimi individual,” tha Abdixhiku, duke shtuar se do të ulet si njëri nga 355 delegatët e partisë dhe se vendimmarrës tani janë delegatët, jo ai personalisht.

Ai përmbylli fjalimin e tij me një urim për LDK-në dhe për popullin e Kosovës: “Nga ky moment, vendimmarrës jeni ju! Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës. Zoti e bekoftë popullin e Kosovës. Zoti e bekoftë Republikën tonë! Ju faleminderit,” përfundoi Abdixhiku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë

Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë

PDK mban konferencë për media

PDK: Shumica parlamentare po prodhon krizë të re politike

Kosova pjesë e një operacioni ndërkombëtar, tre të arrestuar

Kosova pjesë e një operacioni ndërkombëtar, tre të arrestuar

LDK-ja kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun

LDK: Vendi rrezikon të dërgohet edhe një palë zgjedhje të reja

Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë

Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë

PDK mban konferencë për media

PDK: Shumica parlamentare po prodhon krizë të re politike

Kosova pjesë e një operacioni ndërkombëtar, tre të arrestuar

Kosova pjesë e një operacioni ndërkombëtar, tre të arrestuar

LDK-ja kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun

LDK: Vendi rrezikon të dërgohet edhe një palë zgjedhje të reja

Haxhiu thotë se e drejta e vetos për Listën Serbe do të përbënte zgjerim të Pakos së Ahtisaarit

Haxhiu thërret konferencë për media

Lëndohet Lobotka, mungon ndaj Kosovës?

Lëndohet Lobotka, mungon ndaj Kosovës?

Pas Kosovës Lajçak në Serbi, Konjufca thotë se dialogu ndodhet në një qorrsokak

LVV jep propozimin-Glauk Konjufca kandidat për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën