TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Abdixhiku: Republika po udhëhiqet nga popullistë mosbesues të saj

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Abdixhiku: Pushteti po na përçanë, rruga e re domosdoshmëri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili tha se “Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm”.

Abdixhiku në Facebook ka shkruar se “ç’të duhen kundërshtarët e jashtëm, kur i ke të brendshmit?”.

Derisa ka theksuar se Kosova sot udhëhiqet nga popullistë mosbesues të saj.

“Ç’të duhen kundërshtarët e jashtëm, kur i ke të brendshmit? Republika e Kosovës, sot udhëhiqet nga popullistë mosbesues të saj. Fati i projektit më të madh shqiptar, ‘Kosova shtet i pavarur e sovran’ është në duar të mohuesve të vet shtetësisë. Prandaj betimi mbi Republikë është farsë. Prandaj shkelja e Kushtetutës bëhet zakonshmëri. Sepse mosbesimi ndaj Kosovës është bindje. Këta kanë atdhe të dytë. Ne kemi vetëm Kosovën”, ka shkruar ai.

Abdixhiku tutje tha se LDK-ja si formacion i vetëm pavarësist, beson në Republikë dhe se sipas tij, Kosova është e përhershme.

“Fëmijët tanë meritojnë të besojnë në Republikë! Në shtetin që prindërit e gjyshërit e tyre nuk e kishin por ua kanë lënë me plot sakrificë. Në shtetin që në vend të mbytjes së ëndrrave e dhënies së pasigurisë u jep shpresën se një ditë do të jenë të barabartë mes popujve e shteteve euroatlantik! Prandaj dhe zgjedhja juaj është fare e lehtë. Sepse Kosova është e përhershme“, tha tutje ai.

Ndryshe, kundër kësaj deklarate reagoi sot edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Çitaku në reagimin e saj duke iu referuar ministrit Aliu, tha se “nuk mundesh me e dashtë Shqipërinë duke e urrejtë Kosovën”. Derisa tha se qeveritë janë të përkohshme, e Kosova është e përjetshme./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Besim Kamberaj pezullohet nga detyra pas aktakuzës për korrupsion

Besim Kamberaj pezullohet nga detyra pas aktakuzës për korrupsion

Arrestohen dy persona në Pejë, për tentim vrasje

Arrestohen një 22 vjeçar dhe një 20 vjeçar për rrëmbim në Prishtinë

Klinaku akuzohet për kërcënime ndaj Kurtit – reagon pas aktakuzës

Klinaku akuzohet për kërcënime ndaj Kurtit – reagon pas aktakuzës

Osmani i drejtohet Kushtetueses: Kërkesë për kompetenca, afate dhe legjitimitet (DOKUMENT)

Kosova heq barrierat tregtare me SHBA-në – Presidentja Osmani: Partnerë të besueshëm

Pse pasagjerëve u kërkohet të ngrenë roletat e dritareve gjatë fluturimit

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish

Osmani i drejtohet Kushtetueses: Kërkesë për kompetenca, afate dhe legjitimitet (DOKUMENT)

Kosova heq barrierat tregtare me SHBA-në – Presidentja Osmani: Partnerë të besueshëm

MPJD merr vendim për uljen e tarifave për shërbime konsullore

​Gërvalla: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë arritur një transformim substancial

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X