tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Abdixhiku reagon për rritjen e çmimeve: Paaftësia e Qeverisë Kurti po kushton shumë

tëvë1 nga tëvë1
16/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i LDK-së dhe deputeti Lumir Abdixhiku, ka reaguar për rritjen e çmimeve të produkteve bazike ushqimore.

Në një shkrim në Facebook, ai tha se Kosova po përballet me valën më të rëndë të papërballueshmërisë së çmimeve në historinë e saj.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës – raportit të publikuar sot – për vetëm një vit, çmimet e produkteve më bazike ushqimore e të shërbimeve kanë prekur rekorde të reja në vend”, tha Abdixhiku.

Tutje përmendi edhe produktet të cilat sipas tij janë rritur dukshëm në 2022.

“Mielli është shtrenjtuar për 29%, buka për 17%, vaji për 46%, sheqeri për 23%, patatet për 24%, domatet për 30%, nafta e benzina për gati 30%, e energjia elektrike – pa subvencion – nga 85-104%. Janë çmime të rritura për vetëm 1 vit. Kjo rritje enorme, e paprecedentë deri më tani, vendosë kosovarët në krizën e papërballueshmërisë së përditshme”, tha ai.

Sipas tij, përballë kësaj krize, Qeveria Kurti ka braktisur detyrat e saj.

“Në kulmin e rritjes, ajo vazhdon të jetë vetëm spektatore. Vështron krizat barabartë me secilin qytetar. Asnjë masë fiskale, asnjë politikë qeveritare, asnjë pako zhvillimore e ndërmarrë deri më tash. Paaftësia qeverisëse kushton. Paaftësia e kësaj Qeverie kushton shumë”, u shpreh deputeti i LDK-së.

“Politika publike duhet të jetë e gjallë. Vizionet zhvillimore duhet të jenë të mëdha; të guximshme. Ngurtësimi në retorikë të thatë, herët apo vonë sjellë krizë. Dhe me çmime inflative si këto, ky vend veçse po futet në krizë”, tha në fund.

Tags: LDKLumir AbdixhikuNgritja e cmimeveproduktet ushqimoreQeveria Kurti

Të ngjashëm

LAJMET

Murati: Kurti ngjau me të gjithë kryeministrat në tavolinën e bisedimeve

08/06/2023
LAJMET

Murati: Është joserioze të thuhet se emisari special po vjen dhe po sjellë kërkesat e Serbisë

08/06/2023
LAJMET

Shehu për draftin e Ramës për Asociacionin: E zbeh sovranitetin e Kosovës

08/06/2023
LAJMET

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime e kolona në Prishtinë

08/06/2023
LAJMET

Zjarri në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

08/06/2023
LAJMET

Hyseni flet për 80 mijë eurot e paguara për orenditë në QKMF në Gjilan

08/06/2023

Murati: Kurti ngjau me të gjithë kryeministrat në tavolinën e bisedimeve

08/06/2023
0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati duke folur për zhvillimet në veri dhe deklarimet e Qeverisë për shtrirje te...

Murati: Është joserioze të thuhet se emisari special po vjen dhe po sjellë kërkesat e Serbisë

08/06/2023
0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se politikat që vijnë nga Uashingtoni, Kosovës i pëlqejnë apo jo, duhet...

Shehu për draftin e Ramës për Asociacionin: E zbeh sovranitetin e Kosovës

08/06/2023
0

Tritan Shehu, deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, thotë se është kundër veprimeve, si ai që ka marrë kryeministri...

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime e kolona në Prishtinë

08/06/2023
0

Reshjet e shumta të shiut sot kanë bërë që në disa pjesë të kryeqytetit të shkaktohen vërshime. Si pasojë e...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.