TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

nga Tëvë1
6 Maj, 2025
1
A A
Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka përkujton veprimtarin Fehmi Agani.

Në 26-vjetorin e vrasjes së Aganit, kryetari i LDK-së ka thënë se ai ishte një ndër figurat themelore të gjeneratës së artë të intelektualëve shqiptarë në fund të shekullit XX.

“Më 6 maj të vitit 1999, Kosova humbi njërin nga veprimtarët e mëdhenjë – Prof. Fehmi Aganin, intelektualin e urtë, politologun vizionar, sociologun dhe atdhetarin e paepur. Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë për idealin e Kosovës për liri e pavarësi, e një atentat ndaj mendjes, urtësisë dhe një prej shtyllave ideologjike të lëvizjes sonë kombëtare. Prof. Agani ishte një ndër figurat themelore të gjeneratës së artë të intelektualëve shqiptarë në fund të shekullit XX. Si pedagog i dalluar i Universitetit të Prishtinës, ai edukoi dhe formoi me përkushtim breza të tërë studentësh që më vonë u bënë prijës të lëvizjes për liri dhe pavarësi. Si fjalëpak e mendimthellë, ai përçoi përmes ligjëratave të tij ndjenjën e krenarisë dhe rezistencës, duke mbjellë vetëdijen e lirisë në mendjet e rinisë shqiptare”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka vlerësuar lartë rolin e Agani edhe si zyrtar i LDK-së.

“Ai po ashtu ishte ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe nënkryetar i LDK-së ndërsa mbetet një prej figurave kryesore në hartimin e strategjisë paqësore të rezistencës kosovare, duke u bërë zëri i arsyes dhe urtësisë në ditët më të errëta për vendin. Vrasja e tij, ishte përpjekje për të goditur boshtin politik dhe intelektual të Kosovës. Sot, në 26 vjetorin e vrasjes së tij, e kujtojmë me pietet figurën e tij madhore dhe veprën e tij. Trashëgimia që ai la pas është udhërrëfyes i përhershëm në rrugëtimin tonë për ndërtimin e një Kosove me një të ardhme më të mirë, të drejtë dhe të denjë për sakrificat e bijve më të mirë të saj. Lavdi jetës dhe veprës së Prof. Fehmi Aganit!”, ka përfunduar Abdixhiku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X