TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve

by teve1
1 vit ago
0
A A

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar qeverisjen aktuale në nivel qendror se me politikat e gabuara ka sjellë Kosovën në gjendje të rëndë dhe se ftesa për takime ka për qëllim ndarjen e opozitës, pasi sipas kësaj partie zgjidhja e vetme është dorëheqja e Albin Kurtit nga posti i kryeministrit.

Komentet e LDK-së së drejtuar nga Lumir Abdixhiku vijnë pas takimit që kryeministri Albin Kurti kishte me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi të hënën, në të cilin u diskutua edhe mundësia e zgjedhjeve të parakohshme. Në këtë takim dy partitë tjera opozitare, LDK e AAK refuzuan të marrin pjesë.

Kryetari i LDK-së ftesën e Kurtit për takim po e sheh më tepër si tentim për ndarjen e opozitës dhe jo për zgjedhje të reja, pasi për këtë sipas saj, paraprakisht kryeministri Kurti duhet të ofrojë dorëheqje, teksa përgjigjen pozitive për takim të PDK-së e konsideron si “shndërrim në instrument të politikës së LVV-së”.

“Pasi kanë mbytur ekonominë, pasi kanë shpenzuar tri vite e gjysmë në ankesa mbi të shkuarën, pa dhënë një projekt të vetëm kapital, pasi kanë izoluar Kosovën, kanë pranuar autonominë, pasi kanë dështuar në anëtarësime e në njohje, pasi humbën betejën në Këshill të Evropës, si rast historik e hap kapital të Republikës, pasi ndanë e përçanë ofenduan e propaganduan në nivelet më të ulëta njerëzore e politike, popullistët kërkojnë tani takim! Takim për zgjedhje, por jo dorëheqje!

Takim për ndarje të fajësisë mes partive, por jo marrje të përgjegjësisë! Instrumentalizmi i opozitës është qëllimi i tyre, Në këtë instrumentalizim ata kanë gjetur dhe aleatë! Por nuk do të gjejnë Lidhjen Demokratike të Kosovës… Prandaj, ju them dy-tre fjalë: Ju caktojeni! Ne do ta caktojmë vetë festën”, ka thënë Abdixhiku në shënimin e 34-vjetorit të themelimit të LDK-së.

Ai tha se sot bashkërisht po shënojnë jo vetëm themelimin e Degës së LDK-së në Ferizaj, por dhe vitin e lindjes së aspiratave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës.

“34 vite më parë, nga 23 dhjetori i vitit 1989, e në çdo ditë e muaj të vitit vijues, intelektualë të shquar të kohës, punëtorë, studentë e familjarë, po bëheshin bashkë rreth një qëllimi madhor kombëtar, si përgjigje ndaj thirrjes monumentale të historisë, themeltarët e orëve të rënda po krijonin lëvizjen më të madhe e më domethënëse historike të shqiptarëve të Kosovës, po krijonin Lidhjen Demokratike të Kosovës… Në krye të kësaj lidhjeje e besëlidhje e kësaj lëvizje popullore, qëndronte prijësi ynë historik, Ati Themeltar i shtetit të Kosovës, presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova… Lindja e LDK-së, ishte lindje e aspiratave të artikuluar politike për liri, pavarësi, demokraci. Ishte lindje e përpjekjes sonë kolektive për jetë të lirë, të dinjitetshme, të pavarur në shtetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë veprimtarisë si parti politike ka artikuluar aspiratat e popullit për liri e për pavarësi, teksa ka bërë thirrje që për rininë të krijohen kushte më të mira, në mënyrë që ajo të mos e braktisë vendin.

“Të rinjve e të rejave tona, familjeve në Kosovë, duhet t’u japim jo Evropën si destinacion ikjeje, por Evropën si komunitet tek i cili jemi anëtarë si një shtet demokratik… Teksa flasim sot këtu, plot 173 qytetarë të Kosovës e kanë lëshuar vendin tashmë. Pra, çdo ditë, për ditë nga 173 qytetarë kosovarë largohen nga vendi i tyre, 1.211 për një javë e plot 60 mijë në një vit… Teksa flasim ne sot këtu, vendi ynë, Republika e Kosovës, është e sanksionuar, e izoluar dhe e refuzuar në familjen euroatlantike, aty ku rrugëtimi ynë shtetar nuk ka alternativë. Sot, masat e BE-së, e vendeve më mike të Kosovës, u janë shtuar kriteret e reja, përkatësisht autonomia si “pokrainë” e serbëve në Kosovë, parakusht i anëtarësimit në Këshill të Evropës. Ky kusht do të jetë aty, përderisa popullistët zgjedhin rrugën e përplasjes me aleatë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti edhe për gjendjen e rënduar në, siç është shprehur, pothuajse në secilin sektor, duke qëndruar si spektatorë, teksa kanë refuzuar të rrisin pagat dhe investimet, gjë e cila po ndikon në mirëqenien e mirëfilltë të qytetarëve të vendit.

Në këtë manifestim, një fjalim rasti ka mbajtur edhe kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi. /KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku takohet me ambasadorin e Francës, flasin për zhvillimet në vend

Abdixhiku takohet me ambasadorin e Francës, flasin për zhvillimet në vend

Osmani i kërkon mbështetjen kryeministrit holandez për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Osmani i kërkon mbështetjen kryeministrit holandez për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe shpëlarje të parave në vlerë mbi 6 milionë euro

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe shpëlarje të parave në vlerë mbi 6 milionë euro

Dy qytetarë në Rahovec dorëzojnë 1,950 euro të gjetura në rrugë në polici – paratë i kthehen pronarit

Dy qytetarë në Rahovec dorëzojnë 1,950 euro të gjetura në rrugë në polici – paratë i kthehen pronarit

Emisioni “Ditari” 02.10.2025

Emisioni “Ditari” 02.10.2025

Sindikatat greke bëjnë thirrje për protesta pas sulmit të Izraelit ndaj Flotës Sumud

Sindikatat greke bëjnë thirrje për protesta pas sulmit të Izraelit ndaj Flotës Sumud

Abdixhiku takohet me ambasadorin e Francës, flasin për zhvillimet në vend

Abdixhiku takohet me ambasadorin e Francës, flasin për zhvillimet në vend

Osmani i kërkon mbështetjen kryeministrit holandez për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Osmani i kërkon mbështetjen kryeministrit holandez për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Të paktën 25 persona të vdekur nga një incident në një kishë në Etiopi

Të paktën 25 persona të vdekur nga një incident në një kishë në Etiopi

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe shpëlarje të parave në vlerë mbi 6 milionë euro

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe shpëlarje të parave në vlerë mbi 6 milionë euro

Dy qytetarë në Rahovec dorëzojnë 1,950 euro të gjetura në rrugë në polici – paratë i kthehen pronarit

Dy qytetarë në Rahovec dorëzojnë 1,950 euro të gjetura në rrugë në polici – paratë i kthehen pronarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën