TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku: Kurti nuk e solli Asociacionin, por po e pranon atë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Abdixhiku: Kurti nuk e solli Asociacionin, por po e pranon atë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se mazhorancës i mungon vullneti për të ndërtuar unitet në dialog dhe tema tjera.

Në debatin parlamentar për marrëveshjen e Brukselit, Abdixhiku ka thënë se Qeveria nuk e ka në mendje përballjen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, por luftën e brendshme politike.

Abdixhiku ka thënë se po kërkojnë që ta trajtojnë marrëveshjen e arritur në Bruksel më 27 shkurt.“Kjo marrëveshje ka 11 nene.

Në seancën e kaluar Kurti asnjëherë nuk ka folur për kapërcimin e trashëgimisë së kaluar.

Në dokument të mbështetur nga 27 vende evropiane Kurti pajtohet të tejkalojë historinë shtypëse të Serbisë ndaj Kosovës.

Në një formulim të vetëm, Kurti e barazon mosnjohjen e Serbisë me vet aktin e deklarimit të shpalljes së pavarësisë. Ky formulim është lëshimi më i madh i bërë në procesin e dialogut”, ka thënë ai.

Sipas tij, marrëveshja Kurti-Vuçiq ka mungesë të njohjes në qendër të saj dhe ka neutralitetin ndaj statusit në vlerë si preambulë.

Abdixhiku ka thënë se e vërteta e vetme e kësaj marrëveshje duhet të gjendet në nenin 7 dhe 10.

Ka shtuar se Kurti ka pranuar implementimin e marrëveshjeve paraprake, siç është Asociacioni.

Ai ka thënë se Kurti nuk e ka sjell Asociacionin, por po e pranon atë përkundër kundërshtimit disavjeçar që e ka bërë.

“Ajo që nuk dihet se çka ka pranuar ky kryeministër është neni 7. Në gusht të vitit 2022, në një platformë për dialogun kryeministri ka kërkuar një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, marrëveshje me njohje kompensim të dëmeve të luftës, rishikim të marrëveshjeve paraprake dhe reciprocitet për pakicat. Si kryenegociator i fortë kryeministër na trego se sa prej këtyre kushteve tua janë marrë parasysh”, ka pyetur ai në fund.

ShareTweet

Postime të ngjashme

82-vjeçari nga Kosova humb jetën në Velipojë

82-vjeçari nga Kosova humb jetën në Velipojë

128 vjet burgim për shqiptarët, 107 për serbët, këto janë dënimet e shqiptuara nga gjykata me seli në Hagë për luftën në Kosovë

128 vjet burgim për shqiptarët, 107 për serbët, këto janë dënimet e shqiptuara nga gjykata me seli në Hagë për luftën në Kosovë

Pas dënimit të djeshëm të ish-krerëve të UÇK-së, gjyqtari Smith nis procedurat për kompensimin e viktimave

Pas dënimit të djeshëm të ish-krerëve të UÇK-së, gjyqtari Smith nis procedurat për kompensimin e viktimave

Bie blloku B1

Rikthehet në operim njësia A4 e Termocentralit “Kosova A”

82-vjeçari nga Kosova humb jetën në Velipojë

82-vjeçari nga Kosova humb jetën në Velipojë

Bombardimi i shkollës në Iran: Analiza e OKB-së sugjeron se SHBA-ja ishte përgjegjëse për sulmin

Bombardimi i shkollës në Iran: Analiza e OKB-së sugjeron se SHBA-ja ishte përgjegjëse për sulmin

128 vjet burgim për shqiptarët, 107 për serbët, këto janë dënimet e shqiptuara nga gjykata me seli në Hagë për luftën në Kosovë

128 vjet burgim për shqiptarët, 107 për serbët, këto janë dënimet e shqiptuara nga gjykata me seli në Hagë për luftën në Kosovë

Ministri i Jashtëm rus thotë se Perëndimi po përgatitet për luftë me Rusinë

Ministri i Jashtëm rus thotë se Perëndimi po përgatitet për luftë me Rusinë

Pas dënimit të djeshëm të ish-krerëve të UÇK-së, gjyqtari Smith nis procedurat për kompensimin e viktimave

Pas dënimit të djeshëm të ish-krerëve të UÇK-së, gjyqtari Smith nis procedurat për kompensimin e viktimave

Bie blloku B1

Rikthehet në operim njësia A4 e Termocentralit “Kosova A”

KRU “Prishtina” paralajmëron masa ndaj borxhlinjve në Podujevë

KRU “Prishtina” paralajmëron masa ndaj borxhlinjve në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën