Ai në Twitter ka thënë se qytetarët e Kosovës do të diskriminohen edhe për në vit në burg kolektiv.
“Nuk pranohet lidhja e regjimit pa viza për Kosovën me ETIAS i cili nuk është i zbatueshëm në vendet që tashmë prej shumë vitesh gëzojnë të drejtën për udhëtim pa viza. Edhe një vit diskriminim dhe burg kolektiv për qytetarët”, ka shkruar ai.
Lidhur me këtë çështje edhe korespodentja e RTK-së nga Brukseli , Xheraqina Tuhina, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën ka shumë të ngjarë të hyjë në fuqi në nëntor të vitit 2023.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën ka shumë të ngjarë të hyjë në fuqi në nëntor 2023. Grupi punues i vizave të BE ra dakord për tekstin e komprometuar që lidh lib-in e vizave me ETIAS, por edhe duke futur datën më të fundit të liberalizimit (1 nëntor 2023)”, ka shkruar ajo në Twitter.
Vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023, kur do të nisë zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS).
Ky ka qenë kompromisi mes kërkesës së Francës për kushtëzimin e hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave me nisjen e zbatimit të ETIAS-it, dhe kundërshtimit të shumë vendeve tjera që kjo të mos lidhet. Në fund është përmendur edhe ETIAS-i, por edhe data./teve1.info./
It’s not acceptable to connect visa free regime for 🇽🇰with ETIAS which is not applicable in countries who already for many years enjoy the right for visa free travel. One more year of discrimination and collective prison for 🇽🇰 citzens. 😞
— Haki Abazi (@AbaziHaki) November 10, 2022