TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

AAK kërkon tryezë politike për presidentin pas 7 qershorit

by teve1
52 minuta ago
0
A A
AAK kërkon tryezë politike për presidentin pas 7 qershorit

Një tryezë e madhe politike duhet të organizohet në Kosovë, në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Kjo, sipas anëtarit të Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri, duhet të mbahet pas zgjedhjeve të 7 qershorit, nëse menjëherë pas konstituimit të Kuvendit nuk ka marrëveshje politike për këtë pozitë.

Ai deklaron se partitë duhet të ulen në një tryezë për t’i caktuar kriteret për një figurë konsensuale për president sepse kështu, sic thotë ai, vendi mund të nxirret nga “katrahura” në të cilën është futur.

Tahiri shton se partia e tij, AAK, nuk do të jetë pjesë e takimeve një-me-një, mes liderëve të partive politike në lidhje me presidentin, nëse ato eventualisht mbahen.

“Nuk mundet më Kosova me shkuar në zgjedhje mbas zgjedhjeve. Duhet me u ditur saktësisht kush po e bllokon. Kosova duhet me i zgjedhur institucionet e Kosovës vetë. Duhet me e zgjedhur presidentin, qeverinë. Nuk ka pasur qëllim me e zgjedhur presidentin këtu në zgjedhje, o Erduan. Se me pasur qëllim nuk kishin shkuar në një tavolinë liderët e partive një nga një me fol. Po kishin thënë po e bëjmë një tryezë politike, po i qesim do kritere çfarë profili duhet me qenë dikush që është unifikues, e është përbashkues, e është konsensual, e kishim qitur ato prej kritereve. Për shembull, kishim thënë, kush është kryetar partie s’mundet me qenë kandidat për këtë. Kush është nën 45 vjet s’mundet me qenë… Varet prej profilit se si ndërtohet. Vallahi nuk do të përfshihemi me shkuar ndonjë me një, me më thirr një me një me fol pa as procesverbal, as pa kurrnjë koleg se ne jemi parti që i raportojmë diku. Në qoftë se ndërtohet një tryezë me kritere të sakta e të sinqerta, me e nxjerrë vendin prej kësaj katrahure, që pesë palë zgjedhje i shkojmë poshtë e përpjetë”, thotë ai në një intervistë për KosovaPress.

Njëri nga kandidatët që i plotëson kushtet dhe që ka profilin më të qëndrueshëm për qenë presidenti i ardhshëm i Kosovës, sipas Tahirit, është kryetari aktual i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili do të jetë në këtë pozitë partiake vetëm deri në fund të majit

“Po zoti Haradinaj, tash unë këtu jemi të njëanshëm, të tingëllojë, nuk jam i njëanshëm, po tingëlloj çfarë të them për zotin Haradinaj dhe ç’është e keqe. Po profil më të qëndrueshëm e më besnik për Kosovë, e më i dëshmuar kombëtarisht, e më gjeneroz, e më bashkëpunues se Ramush Haradinaj nuk ke”, deklaron Tahiri.

Tahiri tha se kandidatja e Vetëvendosjes për presidente të Kosovës, e propozuar në fund të prill, i ka bërë vetes dëm që ka pranuar të jetë e nominuar nga partia e Albin Kurtit.

Sipas tij, nëse LVV-ja do të insistonte në votimin e saj për kryetare, pa qenë dy të tretat e deputetëve në sallë, AAK-ja do të ndërmerrte hapa më radikalë për pengimin e atij procesi.

“S’kishim lejuar, nuk kishim lejuar ne të dhunohej dhe të shkelej Kushtetuta ashtu …. Do ta them publikisht këtu, kurrë s’kishim lejuar votim aty. Pak jemi, por ata që jemi pak, s’e kishim lejuar. Kurrë, hiç. Kutinë do ta hiqnim prej aty ngadalë-ngadalë. Hiç. Me e heq, me e ndal votimin. Shyqyr që nuk u bë. Zot, po lutem, shyqyr që nuk u bë. S’ka shans teorik, domethënë, ne me i përbi këto. Ne, unë, e pranojmë demokracinë. Po zotëri, i ke marrë 50 për qind. Ju e dini shumë mirë, sepse më keni përcjellë në Kuvend. Kam thënë: Po, ky koalicion politik i ka fituar zgjedhjet, i ka 66 vota, le të qeverisë. Ani pse 50 ministri e 500 veta, ka të drejtën. Po zotëri, s’i ki 80 vota”, thekson Tahiri.

Krahas kësaj, Tahiri tha se AAK është kundër një koalicioni me LVV-në pas zgjedhjeve, derisa tregohet i hapur për një bashkëpunim me partitë e ish-opozitës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Jo, ne jemi duke garuar edhe kemi garuar në zgjedhjet e kaluara për me e ndërruar këtë qeverisje. A ndërrohet a nuk ndërrohet, më 7 qershor del rezultati dhe e shohim kush është kush. Ne po shkojmë bukur stabil, nuk ka që e kemi pasur lehtë. Nuk ka qenë proces i lehtë për ne, hiç. As zgjedhjet e kaluara, as këto zgjedhje. Nuk janë këto të lehta, nuk është që po shkojmë për qejf. Bile bile, qysh e thashë, ne e kemi fajin më të vogël. Po shkojmë shumë stabil edhe shumë me vetëbesim, edhe shpresoj që qytetari i Kosovës e vlerëson punën tonë, edhe në këtë farë vlerësimi, shpresoj që do ta marrim edhe besimin”, përfundon ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

NATO-ja dhe Serbia i nisin stërvitjet e para të përbashkëta afër Bujanocit

NATO-ja dhe Serbia i nisin stërvitjet e para të përbashkëta afër Bujanocit

Kos: Siguria e Evropës varet nga stabiliteti në Ballkan, rajonin duhet ta pranojmë në BE

Kos: Siguria e Evropës varet nga stabiliteti në Ballkan, rajonin duhet ta pranojmë në BE

Rrezarta Krasniqi tërhiqet nga gara për deputete, thotë se mbetet e përkushtuar ndaj LDK-së

Rrezarta Krasniqi tërhiqet nga gara për deputete, thotë se mbetet e përkushtuar ndaj LDK-së

Fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit arrijnë në Kosovë

Zgjedhjet e 7 qershorit, ndryshohet një qendër e votimit në Prishtinë

Austria reagon ndaj fluturimeve të paautorizuara ushtarake të SHBA-së

Austria reagon ndaj fluturimeve të paautorizuara ushtarake të SHBA-së

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

I dënuari për trafikim armësh transferohet nga Shqipëria në Kosovë

Hysen Durmishi heq dorë nga gara për deputet në listën e LVV-së

Hysen Durmishi heq dorë nga gara për deputet në listën e LVV-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën