TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

AAK-ja kërkon nga Kurti garanci që Asociacioni mos të ketë kompetenca ekzekutive

nga TËVË 1
9 Prill, 2023
0
A A
AAK-ja mban sot Kuvendin Zgjedhor, zgjedh kryetarin dhe Këshillin e Përgjithshëm

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon nga kryeministri i vendit, Albin Kurti garanci që Asociacioni i komunave me shumicë serbe mos të ketë kompetenca ekzekutive.

Në partinë opozitare të Ramush Haradinajt i mirëpresin kushtet e vendosura për Asociacionin, por thonë se janë më hezitues ndaj deklarimeve të pushtetit, andaj konsiderojnë se duhet të merren për bazë më shumë zotimet amerikane, ku potencohet se nuk do të lejojnë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive dhe të krijohet një pushtet i tretë.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se e kanë përkrahur marrëveshjen bazë me Serbinë, por shton se duhet kujdes në aneksin e zbatimit që gjithçka të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe të respektohet sovraniteti dhe integriteti i vendit.

“Po kërkojmë garanci që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive, të mos ketë një pushtet të tretë në Kosovë dhe të respektohet Kushtetuta. Është një verdikt i Gjykatës Kushtetuese dhe këtë po e kërkojmë. Në parim ne si parti opozitare e kemi përkrahur planin franko-gjerman dhe gjithmonë kemi kërkuar që mos të ketë dialog teknik, por të kalohet në dialog politik dhe të trajtohen çështjet. Shpeshherë ne hezitojmë në atë çka e thonë nga pushteti, por unë shpesh herë besoj në atë se çka e thonë zyrtarët amerikanë se nuk do të lejojnë të ketë pushtet të tretë, që nuk do të lejojnë që Asociacioni të jetë me kompetenca ekzekutive dhe që destabilizon Kosovë, po ku respektohet sovraniteti dhe integriteti”, thotë ajo.

Deputetja opozitare e sheh si të dobishme edhe pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Ajo kërkon që takimin e radhës të nivelit të lartë të nënshkruhet deklarata për të zhdukurit me dhunë.

“Le të nënshkruhet ajo, pasi është mëkat për familjarët e të pagjeturve që edhe 24 vjet pas luftës nuk e kanë një vend ku të vendosin një buqetë me lule për familjarët e vet. Kjo është një plagë e hapur që duhet të mbyllet, por mirë që është edhe një komision monitorues tre palësh që i monitoron zbatimin e këtyre marrëveshjeve që po arrihen. Tash nëse nuk e zbaton Kosova le të sanksionohet Kosova, por nëse nuk e zbaton Serbia të ndëshkohet ajo dhe të hiqen këto standardet e dyfishta”, potencon Kadrijaj.

Në anën tjetër, Kadrijaj rendit ato, të cilat i quan dështime të Kosovës në politikën e jashtme.

“Ne po e shohim se nuk kemi asnjë njohje të re, nuk kemi asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare, cilat janë avancimet, çka ka përfituar Kosova në politikën e jashtme. Anëtarësimin as në Këshillin e Evropës nuk kemi mundur të bëjmë me gjithë këtë lobim që e kanë bërë edhe delegacioni i Kuvendit. Një performancë e mirë bazohet në rezultate dhe jo fjalë. Në fakt cili është rezultati apo perforamnca e Kosovës, pasi edhe është dobësuar subjektiviteti i Kosovës në arenën ndërkombëtare, qoftë me veprimet të pamatura në veri, mosdakordimin me aleatët tanë”, thekson ajo.

Ndërkaq, në dyvjetorin e punës së Qeverisë Kurti, Kadrijaj thotë se s’ka asnjë rezultat konkret, ku mund të theksohet puna e tyre.

“Në total nuk ka qenë e mirë, kisha pas dëshirë që me pas rezultate konkrete kjo qeveri, edhe pse jam opozitë. Por, puna e mirë shihet me rezultate konkrete, të cilat në fakt nuk i kemi. Ka rritje të çmimeve, tash prapë rritje të energjisë elektrike. Unë mendoj se kjo qeveri ka qenë edhe qeveri konfliktuoze, me gjitha kategoritë ka nxitur konflikt siç është rasti edhe me pagën minimale”, përfundon ajo për KP.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë kësaj jave ka thënë se kanë pesë kritere që sipas tij, vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë nuk do të jetë Asociacion me kompetenca ekzekutive. Mes tjerash, ai ka përmendur harmonizimin me marrëveshjet e vitit 2013-2015, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 për statutin e Asociacionit dhe një letër të ish shefes së diplomacisë së BE-së, Frederica Moghereni, ku zotohet se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Tags: AAKAsocacionikompetenca ekzekutive
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Gruaja nga Prishtina raporton se në shtëpi iu vodhën para dhe stoli ari

Gruaja nga Prishtina raporton se në shtëpi iu vodhën para dhe stoli ari

Mbishkrime “Kosova është Serbi” në veri, Policia nis hetimet

Mbishkrime “Kosova është Serbi” në veri, Policia nis hetimet

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Reagon OVL e UÇK-së pasi u largua flamuri në Air Albania: Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i dëshmorëve tanë

Reagon OVL e UÇK-së pasi u largua flamuri në Air Albania: Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i dëshmorëve tanë

Gjimshiti largohet nga Kombëtarja, ky pritet mbrojtësi që do ta zëvendësojë ndaj Letonisë

Gjimshiti largohet nga Kombëtarja, ky pritet mbrojtësi që do ta zëvendësojë ndaj Letonisë

Granit Xhaka një opsion për Milanin nëse nuk arrijnë transferimin e Rabiot

Granit Xhaka një opsion për Milanin nëse nuk arrijnë transferimin e Rabiot

Prishtina njofton largimin e Albin Krasniqit, pritet kalimi i tij në Ukrainë

Prishtina njofton largimin e Albin Krasniqit, pritet kalimi i tij në Ukrainë

Luis Henrique lojtari më i ri i Interit

Luis Henrique lojtari më i ri i Interit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X