TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A po zvarritet qëllimshëm miratimi i Projektligjit për pagën minimale? Hesht Kuvendi e flasin veteranët

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
A po zvarritet qëllimshëm miratimi i Projektligjit për pagën minimale? Hesht Kuvendi e flasin veteranët

Për këtë projektligj që ka pasur protesta dhe kundërshti nga veteranët e UÇK-së, gjatë votimit në lexim të parë në qershor, po hesht edhe Kuvendi i Kosovës. Megjithatë nga Qeveria po pajtohen që ka vonesa për miratim, por që presin të miratohet në tërësi nga deputetët.

Në anën tjetër, kategoritë e dala nga lufta vazhdojnë të mos heqin dorë nga kërkesat e tyre për përfshirjen e veteranëve në Projektligjin për pagën minimale. Nëse nuk ndodhë rritja e pensioneve të tyre krahas rritjes së pagës minimale, veteranët po kërcënojnë sërish me protesta.

I pyetur nga KosovaPress, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur për vonesën e miratimit të Projektligjit të pagës minimale, por që nuk ka treguar nëse është arritur ndonjë marrëveshje me organizatat e dala nga lufta për përfshirjen e pagesave të veteranëve në këtë projektligj.

Projektligji parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170, sa është aktualisht.

“Ne si qeveri e kemi proceduar në muajin prill në kuvend, dhe në muajin pasues ka qenë miratimi në leximin e parë, tani po pret leximin e dytë. Po ndodhë që në disa projektligje po ka vonesa ndërmjet dy leximeve, kemi pasur edhe ligjin për borxhin shtetëror që ka qenë për një kohë të gjatë në kuvend, por po besoj që tash së fundi të hënën që shkoi kishim edhe shqyrtimin e tij përfundimtar në komisionin për Buxhet dhe po besoj që do të dalë në lexim të dytë. E njëjta gjë pres të ndodhë edhe për Projektligjin për pagën minimale, sepse është një ligj i rëndësishëm, i mbështet mbi 100 të punësuar në sektorin privat, ët cilëve u mundësohet rritja e pagave. Për më tepër mbështet të gjithë të punësuarit tjerë, sepse lirohet nga tatimi pjesa e 250 eurove të para”, thekson Murati.

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari thotë se vazhdojnë të qëndrojnë pas të gjitha kërkesave të tyre dhe i bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës të reflektojnë dhe siç thotë ai mos të atakohet asnjë kategori e lirisë.

“Nuk kemi pasur takime dhe Qeveria e Kosovës në ligjet ekzistuese që janë funksionale, që janë për t’u zbatuar, obligohet t’i zbatojë ligjet. Nëse ngritët paga minimale në Kosovë me automatizëm në përputhje me ligjin duhet të ngritët edhe benificioni i veteranëve të luftës së UÇK-së, në të kundërtën nëse tenton prapë reagimet tona do të jenë. Nëse tenton në lexim të dytë të paraqes në Kuvendin e Kosovës ndryshimin e ligjit ku atakohen dhe përjashtohen veteranët e luftës së UÇK-së, ne do të reagojmë dhe nuk e bëjmë këtë për shkak të një benifiti që do të ngritët benificioni i veteranit të UÇK-së, por që po tentohet të njolloset, po tentohet të anashkalohet vlera më e lartë e këtij populli pa të cilën sot nuk do ta kishim lirinë”, thotë Jashari.

Kreu i kësaj shoqate ka thënë se nëse nuk përfshihen këto kategori në pagën minimale, është turp për këtë qeveri të udhëhequr nga kryeministri Kurti.

“Nëse nuk çmohen, nuk respektohen dhe nuk u jepet vendi meritor, mendoj se të gjitha qeveritë kanë me dështu. Qeveritë deri më tani disa kanë bërë diçka për këto kategori, por kjo qeveri nën udhëheqjen e Albin Kurtit në vend se të zgjedh problemet, në vend që t’u krijojë mundësi, në vend që t’iu jap mundësi kategorive të dala nga lufta, ai i atakon dhe mendoj se nëse vazhdon kështu, është turpi i një qeverie me një udhëheqje të tillë që e kemi sot”, thotë ai.

Kurse nga sekretaria e Kuvendit të Kosovës nuk janë përgjigjur për KosovaPress-it, lidhur me vonesat e miratimit të Projektligjit për pagën minimale.

Ndërsa më 14 qershor të këtij viti, me 68 vota pro, asnjë kundër dhe gjashtë abstenime, Kuvendi ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Kurse, më 6 qershor, në oborrin e Kuvendit të Kosovës kanë protestuar Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Veteranët kanë protestuar për të kundërshtuar mospërfshirjen e tyre në projektligjin për pagat.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Koci thotë se nesër vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë

Koci pas arrestimit të Llozhanit: Kufiri Kosovë – Serbi duhet mbyllur përkohësisht

Hargreaves: NATO-ja është kyç për të ardhmen e Kosovës

Hargreaves: NATO-ja është kyç për të ardhmen e Kosovës

Me marshim drejt Qeverisë, përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Me marshim drejt Qeverisë, përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Vendosen afate për mocionin e mbrojtjes për rrëzimin e akuzave në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Çfarë pritet të ndodhë gjatë deklaratave përmbyllëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Norvegjia hap hetim ndaj ish-kryeministrit Jagland për lidhjet me Epstein

Norvegjia hap hetim ndaj ish-kryeministrit Jagland për lidhjet me Epstein

Mesfushori boshnjak Mekiq i bashkohet Prishtinës së Re

Mesfushori boshnjak Mekiq i bashkohet Prishtinës së Re

Koci thotë se nesër vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë

Koci pas arrestimit të Llozhanit: Kufiri Kosovë – Serbi duhet mbyllur përkohësisht

Kollari, bashkon në klubin e Vushtrrisë, katër shkolla të futbollit të qytetit

Kollari, bashkon në klubin e Vushtrrisë, katër shkolla të futbollit të qytetit

Zëvendëskryeministri shqiptar në RMV: Mbështesim kërkesën që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe

Zëvendëskryeministri shqiptar në RMV: Mbështesim kërkesën që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe

Hendboll, xhiroja e 15-të, derbi në Gjakovë

Hendboll, xhiroja e 15-të, derbi në Gjakovë

Hargreaves: NATO-ja është kyç për të ardhmen e Kosovës

Hargreaves: NATO-ja është kyç për të ardhmen e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën