TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

A po shkel Policia privatësinë e personave të dyshuar për vepra penale duke publikuar fotografitë?

Policia e Kosovës shpeshherë kërkon ndihmë për gjetjen e personave duke publikuar fotografit e të dyshuarve. Ani pse kjo nuk llogaritet si shkelje e privatësisë, nga Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkojnë që institucionet të fshijnë fotografitë pas arritjes se qëllimit. Kurse sipas ekspertit të sigurisë, Policia dhe Prokuroria duhet të kenë kujdes në ekspozimin e të dyshuarve.

nga Doresa Geci
4 muaj më parë
3 1
A A

 

Edhe një kërkesë nga Policia e Kosovës për bashkëpunim të qytetarëve për identifikimin  e një gruaje u bë këtë javë.

Ky institucion po kërkon ndihmë që të gjejnë këtë person që dyshohet të këtë kryer veprën shpërdorim të pasurisë së huaj.

E ky nuk është rasti i vetëm  i publikimit të fotografive në këtë formë.

Se pse e bën ekspozimin e personave të dyshuar  tregon vet ky institucion.

“Policia e Kosovës bën publike kërkesa për bashkëpunim me qytetar me fotografi në platformat e saj si Webfaqe dhe Facebook vetëm me urdhër të prokurorit kur këto kërkesa vijnë nga zyrat për informim në DRP (Drejtoritë Rajonale të Policisë) si dhe njësi të nivelit qendror dhe pasi të arrihet qëllimi i publikimit të fotografisë për identifikimin e personit të kërkuar, atëherë bëhet edhe largimi i publikimit nga platformat e Policisë së Kosovës”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Por, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi kërkon që institucionet e vendit të kenë kujdes në ekspozimin e personave të dyshuar.

“Në rastin konkret, sidomos për veprat të cilat nuk janë vepra të rënda kujtoj që duhet të ketë një kujdes për ti ekspozuar personat apo figurat të cilat janë të dyshuar apo ka një dyshim të bazuar sepse nëse të njëjtit do të dalin të pafajshëm për pretendimin që ka në rastin konkret Policia apo Prokuroria, atëherë në mënyrë të drejtë do të dëmtohen qytetarët”, tha Elezi.

Kurse nga Agjencia për Informim dhe Privatësi kanë treguar nëse publikimi i këtyre fotografive është shkelje e privatësisë.

“Policia e Kosovës publikimin e fotografive e bënë pas një kërkese të cilën ia lëshon prokurori i shtetit. Në anën tjetër kemi kodin e procedurës penale i cili e autorizon prokurorin e shtetit të jep urdhër policisë në raste kur nuk mundet të identifikohet një person që fotografia të publikohet me qëllim të identifikimit”, tha Arbian Arifi.

Nga Agjencisë për Informimi dhe Privatësi thonë se shpeshherë kanë kërkuar nga Policia që pas arritjes së qëllimit të bëhet largimi i fotografive.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK- së: Partia e parë e papërgjegjshme

Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK- së: Partia e parë e papërgjegjshme

Nesër bien temperaturat

Nesër bien temperaturat

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

“Info Nata”- 14.07.2025

“Info Nata”- 14.07.2025

Vëlla e motër nga Kosova, Hana e Muhamed Kurtolli fitojnë medalje në olimpiadën e matematikës në Barcelonë

Vëlla e motër nga Kosova, Hana e Muhamed Kurtolli fitojnë medalje në olimpiadën e matematikës në Barcelonë

Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK- së: Partia e parë e papërgjegjshme

Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK- së: Partia e parë e papërgjegjshme

Nesër bien temperaturat

Nesër bien temperaturat

Erjon Kastrati kthehet te Ylli

Erjon Kastrati kthehet te Ylli

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X