TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

A mund t’i ndryshojë statusi kryeministrit Kurti nga dëshmitar në i dyshuar?

Kryeministri Albin Kurti ende nuk ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale, as pas urdhërit të lëshuar nga Gjykata. E sipas njohësve po vlerësohet se atij mund t’i ndryshohet statusi nga dëshmitar në i dyshuar.

nga Lindrit Zejnullahu
11 Mars, 2025
5 0
A A

Janë bërë një javë që kur kryeministri Albin Kurti ishte urdhëruar të paraqitej në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dhënë dëshmi.

Por as këtë herë ai nuk përfilli urdhërin e Gjykatës, për çka i hapi rrugë masave tjera që mund të mirren ndaj tij si dënim me gjobë e arrestim.

E sipas avokatit Naim Rudari, Kurti po tenton që të përfitojë politikisht me këtë.

“Ai ftohet për t’u intervistuar për vartësit e tij të cilët besohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe në këtë rast ka nënshkrime të kryeministrit që ata me gjasë kanë deklaruar se kanë vepruar me urdhër të kryeministrit dhe sido që të jetë është shumë, shumë e lehtë që përgjegjësia penale nëse kanë bërë vartësitë e tij me dije të kryeministrit apo me urdhër të tij mund të kalojë edhe të vet kryeminstri… Në asnjë formë nuk mund t’i ikë, nëse ka prova dhe e dëshmojnë provat atëherë ai mund të përfshihet edhe si i dyshuar në këtë çështje”, thotë Naim Rudari avokat

Këtë e sheh si të mundur edhe Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Sipas ligjit një mundësi e tillë ekziston dhe në raste tjera kemi parë në raste të shumta që kjo ka ndodhur. Madje ka ndodhur ka raste kur ka ndodhë edhe e kundërta ku nga i pandehur ka marrë cilësinë e dëshmitarit. Kjo varet nga rrjedha e hetimeve, dmth kur fillon një hetim i caktuar nuk nënkupton tutje se ai hetim mund të zgjerohet edhe ndaj personave të tjerë po eventualisht edhe ndaj veprave të tjera”, shprehet Shala.

Sipas tij, Kosova është vend i sundimit të ligjit andaj mosparaqitjen e tij e konsideron si shkelje e këtyre parimeve.

“Dmth ajo çfarë kërkohet nga një qeverisje e mirë është bashkëpunimi i Qeverisë dhe suportimi për aq sa është i nevojshëm dhe aq sa është i mundshëm për sistemin e drejtësisë dhe në asnjë rrethanë veprime të tilla, mos paraqitje të tilla përkundër që ka ftesë. Definitivisht se kjo është para se të jetë në kundërshtim me ligjin, është në kundërshtim me parimet e sundimit të ligjit dhe parimet e qeverisjes së mirë”, thotë ai.

Prokuroria Themelore në Prishtinë por as Gjykata ende nuk kanë treguar hapat e mëtejmë që do të merren ndaj kryeministrit Kurti.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X