TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A mund të sjell rezultat bashkimi i partive shqiptare në Graçanicë? – Flasin analistët

by TËVË 1
2 muaj ago
2
A A
A mund të sjell rezultat bashkimi i partive shqiptare në Graçanicë? – Flasin analistët

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, analistë politikë e përfaqësues të shoqërisë civile kanë komentuar vendimin e partive më të mëdha shqiptare për të garuar së bashku në zgjedhjet komunale në Graçanicë përmes iniciativës “Aleanca Shqiptare”.

Në këtë listë janë bashkuar Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me kandidatin për kryetar Leutrim Ajetin, aktualisht nënkryetar i komunës.

Konsulenti politik Xhevdet Pozhari e cilësoi këtë si lajmin më të mirë para fushatës zgjedhore.

“Duke i pasur parasysh të gjitha zhvillimet, ka qenë një lajm që edhe na ka befasuar, por edhe na ka gëzuar – tek e fundit është një mesazh që shpjegon se partitë politike duhet të lexojnë drejtë atë se çfarë është duke ndodhur. Është përpjekje lokale që është përqafuar nga të gjitha partitë dhe kanë bërë shumë mirë. Ka qenë lajmi më i mirë për mua në këto kohë para fushatës. Në thelb tregon se sa e është e rëndësishme që faktori shqiptar të unifikohet përballë një partie që ka pasur eksponentë e që ka kryer  akte terroriste kundër shtetit tonë”, tha Pozhari.

Gazetari Florent Zeqaj u shpreh se e ka pritur një vendim të tillë, duke zbuluar se ideja ka nisur nga Leotrim Ajeti dhe është mbështetur nga subjekte të tjera.

“Çdo herë që ka lajme se partitë shqiptare bëhen bashkë kundër një oponence tjetër politike, në këtë rast që është subjekt politik serb i dirigjuar direkt prej Serbisë – Lista Serbe. Është lajm i mirë. E kam prit një gjë të tillë. Kam pasur informacione që është ka punohet në atë drejtim. Aq sa kam informacione, ideja ka qenë e Leotrim Ajetit, por që është përqafuar edhe nga subjekte tjera politike. Gjithashtu, shtyse ka qenë edhe AAK-ja. Por, edhe PDK e Nisma e krejt”, tha ai.

Politologia Arta Tahiri-Beqa e quajti vendimin “për t’u duartrokitur”, duke shtuar se Lista Serbe ka humbur pjesërisht mbështetjen e komunitetit serb.

“Është vendim për t’u duartrokitur. Rezultatet po tregojnë që numri i popullsisë, i cili jeton së paku para 4 vitesh nuk le shumë për të dëshiruar. Por, ku po e gjej një fije shprese është kjo: Lista Serbe kohëve të fundit ka pasur një ndryshim, nuk e ka më atë fuqinë që e ka pasur. Vërehet ulja e përfaqësimit apo e mbështetjes së komunitetit serb për Listën Serbe”, deklaroi ajo.

Megjithatë, jo të gjithë janë optimistë.

Kenan Gashi nga “Avonet” tha se është skeptik për suksesin e iniciativës, duke kujtuar dështime të ngjashme në disa komuna.

“Unë jam ithtarë që në këto komuna më mirë është të mbështetet një kandidat i pavarur i komunitetit serb, sesa të nisen iniciativa pa pasur rezultat. Kam parë që në disa komuna kanë qenë të dështuara. Oratori e përditshmërisë”, tha ai.

Politologu Dorajet Imeri e cilësoi këtë lëvizje “më shumë imazh sesa mundësi reale për ndryshim”, por shtoi se në të ardhmen e afërt mund të ketë efekte pozitive edhe në komuna të tjera.

“Më shumë është imazh, sesa një mundësi reale për të bërë ndonjë ndryshim. Por, gjithsesi në të ardhmen e afërt kjo do të jetë shumë efektive. Do të jenë edhe disa komuna, të cilat do të mund të jenë të kësaj natyre”, deklaroi Imeri./teve1.info/

Tags: "Aleanca Shqiptare"GraçaniceTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK pranon dronët kamikazë më të avancuar taktikë në tregun rajonal

FSK pranon dronët kamikazë më të avancuar taktikë në tregun rajonal

Ndalohet për 48 – orë polici që plagosi 16 – vjeçarin në Istog

Rekomandohet suspendimi i një polici në Kaçanik

A i dha Gjykata Kushtetuese një ‘armë’ të re Listës Serbe? – Flet Kim Mehmeti

A i dha Gjykata Kushtetuese një ‘armë’ të re Listës Serbe? – Flet Kim Mehmeti

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Kushtetuesja publikon aktgjykimin: Kuvendi nuk është konstituuar

Të ftohtit shkurton orët e mësimin në disa shkolla në kryeqytet

Të ftohtit shkurton orët e mësimin në disa shkolla në kryeqytet

Arinjtë nxjerrin eshtra nga një varr në Suharekë, blegtorit i dëmtojnë kosheret

Arinjtë nxjerrin eshtra nga një varr në Suharekë, blegtorit i dëmtojnë kosheret

“Këndi i Kimit”

“Këndi i Kimit”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën