TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Siguria në vendet e punës, Bajraktari: Ndërtimtaria, sektori më i rrezikshëm në Kosovë

by Tëvë1
5 muaj ago
2
A A
Siguria në vendet e punës, Bajraktari: Ndërtimtaria, sektori më i rrezikshëm në Kosovë

Eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë, Naim Bajraktari, ka deklaruar se aksidentet në vendin e punës ndodhin në çdo shtet, por në vendet më të zhvilluara ato janë dukshëm më të rralla krahasuar me Kosovën.

Ai thekson se sektori i ndërtimtarisë vazhdon të jetë më i rrezikshmi, duke kërkuar vëmendje të shtuar dhe masa konkrete parandaluese.

Sipas tij, institucionet përgjegjëse në Kosovë janë ende në fazë zhvillimi, duke pasur parasysh se mekanizmat e sigurisë në punë kanë rreth një dekadë funksionimi.

Bajraktari ka theksuar se statistikat e fundit në Kosovë tregojnë një rritje shqetësuese të aksidenteve në vendet e punës.

Sipas ekspertit, gjatë vitit 2025 janë regjistruar 32 raste, krahasuar me 12 raste në vitin 2024. Ndërkohë, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti janë shënuar 6 aksidente, duke ngritur alarmin për nevojën urgjente të ndërhyrjes institucionale.

Derisa, eksperti ka bërë thirrje për rritjen e kapaciteteve të inspektoratit për të garantuar kushte më të sigurta për punëtorët.

“Siguria në punë në çdo shtet, në çdo vend të punës duhet të ketë kujdesin e vetë, këto tragjedi ndodhin kudo edhe në shtetet më të zhvilluara, por në raport me neve janë një numër shumë i vogël. Shkaktari i kësaj janë veprimet e aktiviteteve punuese që janë marrë. Për momentin ndërtimtarinë e kemi si sektorin më të rrezikshëm, ne jemi gradualisht duke shkuar, jemi shtet i ri, formim i sipër, ky institucion i sigurisë në punë ka 10 vite që funksionon në Kosovë, jo më shumë, jemi tu shkuar shkallëve për ruajtjen e shëndetit të punëtorëve tonë, parandalimi është mbi të gjitha. Siguria në punë është gjëja kryesore që duhet t’i sigurohet një punëtorit, kemi një numër të vogël të inspektoratit, por me shpresë se do të rriten, fatkeqësisht nga vitet paraprake, viti i kaluar ka qenë një vit tmerrues për gjithë neve. 2025 kemi pasur 32 raste ndërsa 2024 kemi pasur 12 raste, për fat të keq deri më tani kemi shifrën prej 6 aksidenteve për këto tre muaj”, ka deklaruar Bajraktari në emisionin “Ditari” në Tëvë1./teve1.info/

Tags: Naim Bajraktarisiguria ne vendet e punesTeve1vdekje ne vendin e punes
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Policia shpëtoi një të moshuar që kishte rënë në bunar në Muzeqinë të Shtimes

Xani: Shkeljet në dukje ua zbehin kredibilitetin të zgjedhurve të institucioneve, më mirë zgjedhjet

Xani: Shkeljet në dukje ua zbehin kredibilitetin të zgjedhurve të institucioneve, më mirë zgjedhjet

Çollaku për vendosjen e Policisë në Urën e Ibrit: Kushdo që thotë se Kurti s’ka bërë asgjë, është joreal

Çollaku për vendosjen e Policisë në Urën e Ibrit: Kushdo që thotë se Kurti s’ka bërë asgjë, është joreal

Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

“InfoNata” 08.10.2026

“InfoNata” 08.10.2026

Prezantohet OnePlus 16, çfarë duhet të dini

Prezantohet OnePlus 16, çfarë duhet të dini

Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën