TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A mund të ndalohet “TIKTOK”-u në Kosovë?

Nuk janë të rralla rastet kur rrjeti social “TikTok” është bërë shkaktar i shumë përleshjeve, andaj edhe diskutimi për mbylljen e kësaj platforme nuk ka munguar. Nga Agjencia për Informim dhe Privatësi thonë se nuk është në kompetencën e tyre ndalimi i TikTokut, ndërsa ekspertët tregojnë nëse një gjë të tillë mund ta bëjë Qeveria e Kosovës.

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
A mund të ndalohet “TIKTOK”-u në Kosovë?

Videot që shpërndahen në rrjetin social “TikTok” shpeshherë dinë të bëhen mollë sherri për përplasje ndërmjet grupeve të ndryshme.

Një rast i tillë ndodhi mesditën e së mërkurës në Lipjan, ku dyshohet se një burrë mbeti i vrarë, e një 15-vjeçar i plagosur, shkak i një përmbajtjeje të shpërndarë në këtë platformë.

Përdorimi i këtij rrjeti social, u ndalua në institucionet publike rreth dy muaj më parë.

“Sipas informatave që i kemi, Qeveria për shkak të çështjeve të sigurisë nuk ka një politikë të qartë se ku ruhen këto të dhëna, por sipas të dhënave që kemi këto të dhëna ruhen në Singapor dhe jo në Kinë, po është një kompani kineze që ka aksion në këtë platformë. SHBA është në shqyrtim për të ndaluar në tërësi të këtij rrjeti social për shkak të sigurisë, pasi nuk dihet vendi ku ruhen”,  Arbian Arfifi nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Por a mundet Agjencia për Informim dhe Privatësi të ndalojë tërësisht përdorimin e “TikTokut”?

“Agjencia për informim dhe Privatësi nuk ka kompetencë ta ndalojë në tërësi TikTokun, por çka kemi bërë ne si agjenci, kemi pasur kontakte me përdoruesit e TikTok-ut të cilët i kemi detyruar që politikat e privatësisë që janë në aplikacion të përkthejnë në gjuhën shqipe me qëllim që qytetarët tanë të kenë njohuri më të mëdha”, shprehet ai.

Se pse përmes këtij rrjeti social nisin konflikte të tilla tregon eksperti i kibernetikës, Mentor Hoxhaj.

“Pse ka ndodh në rrjetin social TikTok kemi të bëjmë sepse ky rrjet social pothuajse nuk ka ndonjë kufizim, pothuajse nuk ka asnjë kontroll. Andaj ngjarje të tilla apo edhe me të rënda që janë kriminale mund të shohim në TikTok”, tha Metor Hoxhaj –ekspert i Kibernetikës

Por sipas tij, Qeveria nuk mund të ndaloj “TikTokun” në Kosovë.

“Qeveria mund të marrë një vendim të tillë në letër, por mund të ketë jashtëzakonisht të vështirë të realizojë në praktikë. Mungesa e kufijve digjital në Republikën e Kosovës e pamundëson Qeverinë e Kosovës të marrë një vendim jo vetëm për TikTok-un, por çfarëdo platforme pastaj ajo të mos iu shfaqet qytetarëve në internet”, thotë ai.

Në muaj qershor, u raportua se disa nxënës në Fushë Kosovë e në Lipjan lënduan vetën për shkak të një loje në TikTok.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Stradner: Vuçiçi po paralajmëron hapur për “kaos”

Stradner: Putin nuk e fsheh mbështetjen për Vuçiqin, Rusia po përgatit  trazira në Beograd

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën