TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A mund të formohet komuna boshnjake? – Ja çfarë thonë njohësit e fushës

by tëvë1
2 vjet ago
3
A A
A mund të formohet komuna boshnjake? –  Ja çfarë thonë njohësit e fushës

Kërkesa e Kryetares së Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje për krijimin e një komune boshnjake, ndonëse po vlerësohet e drejt dhe ligjore, po shihet vështirë e realizueshme.

Njohësit e fushës në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 kanë vlerësuar se përkundër kërkesave të shumta për krijimin e komunave të reja në Kosovë, janë disa standarde ligjore ndërkombëtare e vendore që janë vështirë të realizueshme.

Kadri Kryeziu, njohës i së Drejtës ka thënë se kërkesa e Baljes është e drejtë dhe ligjore, por është vështirë e realizueshme.

“Baza ligjore për krijimin e komunave të reja është Ligji për vetëqeverisje lokale dhe ligji për kufijtë administrativ komunal. Si kërkesë është e drejtë, legjitime, por për të krijuar një komunë janë disa standarde. Ato janë me kartën evropiane të vetëqeverisjes lokale dhe me ligjet pozitive tona. Këto standarde janë bukur të rënda, duke filluar nga numri i banorëve, zhvillimi ekonomik, të hyrat vetanake. Kjo mund të krijohet në të ardhmen por ka shumë kërkesa për krijimin e komunave të reja”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se edhe 10 komunat e reja të krijuara janë “komuna politike” dhe se nuk plotësojnë standardet.

Politologia, Arta Tahiri – Beqa ka vlerësuar se nëse krijohet një komunë e tillë, do të hapte rrugë për krijimin e komunave tjera nga komunitetet në vendet ku ata janë me shumicë.
“Kërkesa e Dudaj Baljes, përvec në formën dëshirore, praktikisht dhe ligjërisht sa kam njohuri është e pamundur, sepse kjo përpos aspekti ligjor dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, nëse do të bëhej, do të krijonte apetite edhe të komuniteteve të ndryshme dhe secili do të kuronte komunë ku ka shumicë të atij komuniteti”, ka thënë Tahiri – Beqa.

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Selam Shkodra ka thënë se kërkesa për formimin e komunës së boshnjakëve është që disa dekada sikurse edhe për komuna tjera.

“Nuk është e sotit kërkesa për ta formua komunën boshnjake, ka më shumë se një dekadë e gjysmë. Edhe në të kaluarën ka pas premtime elektorale edhe për formimin e komunave tjera. Përderisa s’kemi diçka të shkruar nuk është diçka të shkruar nuk mendoj që duhet të kemi ndonjë alarm”, ka thënë Shkodra.

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje pas takimit me Kurtin tha se ia ka prezantuar kushtet e saj në këmbim të votës dhe tha se nuk ka marrë konfirmimin nga Kurti nëse ato do të plotësohen dhe se rrjedhimisht as nuk ka dhënë konfirmim për votimin e qeverisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Reshje shiu të enjten dhe të premten, moti gjatë javës

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Partitë presin interpretim të ri për konstituimin e Kuvendit

Fondi sovran ende në kushtetuese

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Kanceri i mushkërive,Kurtishi: Numri i rasteve në vitet e fundit ka mbetur stabil

Mot i vranët dhe me riga shiu

Reshje shiu të enjten dhe të premten, moti gjatë javës

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Sulmi ndaj komisariatit nuk është protestë, 10 efektivë të plagosur

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Sulmi ndaj komisariatit nuk është protestë, 10 efektivë të plagosur

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Partitë presin interpretim të ri për konstituimin e Kuvendit

Fondi sovran ende në kushtetuese

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Kanceri i mushkërive,Kurtishi: Numri i rasteve në vitet e fundit ka mbetur stabil

Kërkohet paraburgim për 15 kryesuesit e arrestuar në Malishevë

Raporti i IPK-së-zbatimi i urdhëresave të gjykatës mbetet i ulët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën