TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“A je me Radoiçiqin apo me Rashiqin?”, politikani serb publikon detaje te frikësimit të serbeve gjatë kalimit në Jarinje

by teve1
1 muaj ago
4
A A
“A je me Radoiçiqin apo me Rashiqin?”, politikani serb publikon detaje te frikësimit të serbeve gjatë kalimit në Jarinje

Ivan Orlloviq, kryetar i subjektit politik Demokracia Serbe në Kosovë, ka publikuar disa ankesa që, sipas tij, janë marrë nga qytetarë serbë të Kosovës, të cilët pretendojnë se po përballen me ndalime, pyetje dhe vonesa shtesë nga policia serbe gjatë kalimit në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Sipas Orlloviqit, serbët e Kosovës po vendosen nën presion dhe “nën llupën e regjimit serb”, veçanërisht ata që në rrjetet sociale kanë shprehur mbështetje për parti opozitare ose kanë kritikuar pushtetin në Serbi.

Në postimin e tij, ai ka publikuar edhe disa mesazhe të qytetarëve që rrëfejnë se janë ndaluar për disa orë në vendkalimin administrativ në Jarinjë dhe janë marrë në pyetje nga policia serbe.

Në një nga mesazhet thuhet se qytetarët janë ndaluar “që të mos votojnë për lista të tjera përveç Listës Serbe”, ndërsa një tjetër thotë se personat që mbështesin opozitën apo kanë marrë ndihmë nga parti të tjera “po privohen dhe po mbahen për orë të tëra”.

“Kushdo që nuk është me Lista Serbe dhe kushdo që është me ndonjë parti tjetër, si dhe kushdo që ka marrë ndonjë ndihmë nga çfarëdo partie tjetër, po ndalohet këto ditë në Jarinjë nga ana e pushtetit serb”, thuhet në një nga ankesat e publikuara nga Orlloviq.

Në një pjesë tjetër të bisedës, një qytetar që ankohet thotë se policia ia ka përmendur edhe Milan Radoiciq gjatë marrjes në pyetje “A je me Radoiçiqin apo me Rashiqin?”

Orlloviqi tha se në periudhën e fundit ka pranuar ankesa të shumta nga serbë të Kosovës, të cilët pretendojnë se po përballen me shqetësime dhe vonesa shtesë në kufi për shkak të komenteve, postimeve apo aktiviteteve të tyre në rrjetet sociale, përfshirë pëlqimet dhe mbështetjen për opsione opozitare.

Ai theksoi se liria e mendimit dhe përkatësia politike duhet të jenë të garantuara për çdo qytetar, pa frikë apo pasojat.

Në fund, ai u bëri thirrje mbështetësve të opozitës që të tregohen të kujdesshëm gjatë kalimit nëpër vendkalimet kufitare, duke paralajmëruar se zgjedhjet janë afër./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

IHMK paralajmëron rritje graduale të temperaturave, thirrje për mos ekspozim në diell

Bërxulli: Abdixhiku ka humbur kontrollin e partisë, është nën ndikim e Osmanit

Bërxulli: Abdixhiku ka humbur kontrollin e partisë, është nën ndikim e Osmanit

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person me urdhër arresti në Ferizaj

Gjermania dhe Bregu i Fildishtë sigurojnë dy pozitat e para në grupin E

Pjesa e parë – Gjermania barazim me Ekuadorin, Bregu i Fildishtë në epërsi ndaj Kuraçaos

Pjesa e parë – Gjermania barazim me Ekuadorin, Bregu i Fildishtë në epërsi ndaj Kuraçaos

Formacionet zyrtare Gjermani – Ekuador

Formacionet zyrtare Gjermani – Ekuador

Bërxulli: Abdixhiku ka humbur kontrollin e partisë, është nën ndikim e Osmanit

Bërxulli: Abdixhiku ka humbur kontrollin e partisë, është nën ndikim e Osmanit

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person me urdhër arresti në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën