Ish-presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Ai deklaroi në Tëvë1 se ajo është zyrtare për shkak të përqindjes së shqiptarëve që jetojnë atje.
Sipas tij, përdorimi i shqipes është rregulluar përmes ligjit për gjuhët, i cili është ndryshuar disa herë për të përmirësuar të drejtat e komunitetit shqiptar.
“Është zyrtare për shkak të 20% të njerëzve që jetojnë në këtë vend. Ndërkohë, ne kemi pranuar dy gjuhë juridike. Është ligji kryesor në anglisht, por është ligji në shqip, në esencë. Ligji i parë mendoj se është në vitin 2008. Dhe i fundit ishte në vitin 2007 e diçka. Pra, ne kemi ndryshuar këtë ligj disa herë duke përmirësuar të drejtat e shqiptarëve. Çfarë ndodhi ndërkohë? Dikush supozohet një qytetar i thjeshtë, i panjohur për publikun ka paraqitur një mocion para Gjykatës Kushtetuese duke thënë se ligji për gjuhë, për gjuhën shqipe nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe ka kërkuar asgjësimin e këtij ligji… Gjykata Kushtetuese tashmë ka planifikuar një seancë për këtë çështje dhe do të jetë problem i madh nëse ata do të asgjësojnë këtë ligjin për gjuhët që kinse nuk është në përputhje me Kushtetutën”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debatit”.
Sipas tij, edhe pse ligji garanton të drejtën e përdorimit të shqipes, në praktikë kjo e drejtë nuk zbatohet gjithmonë në nivelin e paraparë.
Megjithatë, Pendarovski theksoi se problemi kryesor mbetet zbatimi praktik i ligjit, sidomos në institucione dhe në sistemin gjyqësor.
“Shqiptarët mund ta përdorin këtë gjuhë, por në shumë raste nuk e shohim zbatimin e plotë në institucione dhe gjykata. Është e rëndësishme që të pyetet nëse këto të drejta po zbatohen në jetën e përditshme”, ka thënë ai.
Pendarovski shtoi se nëse ligji për gjuhët mbetet vetëm në letër dhe përdoret për propagandë politike, atëherë nuk i shërben qytetarëve që duhet të përfitojnë nga këto të drejta në praktikë.
“Njëri nivel është i vendosur në ligj, por nuk e shohim në përdorim me njerëzit dhe sipas mendimit tim nëse ligji është aty vetëm për disa parti politike shqiptare për të thënë në kohën tonë ne kemi miratuar ligjin me standardin më të mirë të mundshëm për përdorimin e gjuhës shqipe kjo është propagandë politike, krejtësisht ndryshe në këndvështrimin tim duhet të jetë me interes për të gjithë, për çdo shqiptarë që jeton këtu duhet të pyet a po zbatohen në praktikë këto të drejta në jetën e përditshme. Mund t’ju them që nuk zbatohen. Dhe nëse pavarësisht kësaj ende nuk zbatohen plotësisht atëherë ka disa njerëz që do të dëshironin të kundërshtonin edhe atë që u vu në ligj”, deklaroi ai. /teve1.info/




