TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A e ulë rrezikun nga demenca konsumimi i ushqimeve bimore? – Ja çka thotë studimi

by TËVË 1
2 orë ago
0
A A
A e ulë rrezikun nga demenca konsumimi i ushqimeve bimore? – Ja çka thotë studimi

Ushqyerja me më shumë produkte bimore lidhet me rrezik më të ulët për demencë, edhe në moshë më të madhe, ka raportuar CNN.

Dieta e pasur me ushqime bimore cilësore, si drithërat e plota, perimet dhe frutat, mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve me kujtesën dhe trurin, edhe nëse fillohet në të 50-at apo 60-at, sipas një studimi të ri.

“Nuk është kurrë vonë për të filluar të ushqehesh shëndetshëm për të ulur rrezikun e Alzheimerit dhe problemeve të tjera me aftësitë njohëse”, ka thënë Unhee Lim nga University of Hawaii Cancer Center.

Sipas studimit, të rriturit që përmirësuan dietën e tyre gjatë një periudhe 10-vjeçare duke hequr ushqimet e pashëndetshme kishin 11 për qind më pak rrezik për Alzheimer dhe forma të tjera të demencës.

Në të kundërt, ata që konsumuan më shumë ushqime bimore të pashëndetshme, si drithëra të rafinuara dhe produkte me sheqer të shtuar, kishin rreth 25 për qind më shumë gjasa të zhvillonin demencë.

“Rezultatet tregojnë se një dietë e bazuar kryesisht në bimë dhe me cilësi të lartë ndihmon në mbrojtjen e funksionit të trurit me kalimin e moshës”, tha David Katz, ekspert i mjekësisë parandaluese.

Çka do të thotë dieta bimore “e shëndetshme”?

Dieta bimore nuk do të thotë automatikisht e shëndetshme. Dikush mund të hajë vetëm ushqime bimore, por nëse ato janë të përpunuara dhe të pasura me sheqer e yndyrë, ato mund të dëmtojnë shëndetin.

-mëngjesi mund të jetë një produkt i ngrirë i përpunuar me shumë sheqer
-dreka një burger “vegjetarian” i fast-foodit me shumë kripë dhe yndyrë
-darka makarona me miell të bardhë dhe salcë me shumë sheqer

Të gjitha këto janë “bimore”, por jo të shëndetshme për trurin.

Studimi, i publikuar në Neurology, ka analizuar rreth 93 mijë persona me moshë mesatare 59 vjeç dhe i ndau dietat në tre nivele:

1 Niveli më i ulët: yndyra shtazore, mish, produkte bulmeti
2 Niveli mesatar: ushqime bimore të pashëndetshme (drithëra të rafinuara, lëngje frutash, sheqer)
3 Niveli më i lartë: ushqime bimore të shëndetshme (drithëra të plota, fruta, perime, arra, bishtajore, vajra bimore, çaj dhe kafe)

Rezultati: ata që konsumonin më shumë ushqime nga niveli më i lartë kishin rrezikun më të ulët për demencë.

Në një analizë më të detajuar, personat që konsumonin më shumë ushqime të shëndetshme bimore ulën rrezikun për demencë me 7 për qind, ndërsa ata që konsumonin më shumë ushqime të pashëndetshme e rritën rrezikun me 6 për qind.

“Gjetëm se ndjekja e një diete me bazë bimore, edhe kur fillon në moshë më të madhe, dhe shmangia e ushqimeve bimore të cilësisë së ulët lidhen me rrezik më të ulët për Alzheimer dhe demencë. Ajo që është e rëndësishme nuk është vetëm të ndjekësh një dietë bimore, por të sigurohesh që ajo të jetë cilësore”, ka thënë Song-Yi Park.

Pse disa ushqime “bimore” nuk janë të mira?

Patatet, për shembull, përmbajnë shumë niseshte që shndërrohet shpejt në sheqer në gjak. Kur skuqen ose kombinohen me yndyra, bëhen edhe më të dëmshme.

Po ashtu, lëngjet e frutave rrisin shpejt nivelin e sheqerit në gjak, ndërsa frutat e plota jo, sepse fibra ndihmon në përthithjen më të ngadaltë të sheqerit.

Përfitime më të gjera për shëndetin

Përveç trurit, dieta e shëndetshme bimore lidhet edhe me:

-deri në 68 për qind rrezik më të ulët për diabet dhe sëmundje të zemrës
-ulje të nivelit të yndyrës së pashëndetshme në gjak dhe presionit të gjakut
-24 për qind më pak rrezik për diabet të tipit 2
-peshë trupore më të kontrolluar

Një raport i EAT-Lancet Commission ka treguar se dieta e pasur me fruta, perime dhe drithëra të plota mund të ulë rrezikun e vdekjes së parakohshme me gati një të tretën.

“Për çdo shkak kryesor të vdekjes që analizuam, rreziku ishte më i ulët te personat që ndiqnin më mirë këtë dietë. Këto rezultate tregojnë sa të lidhura janë shëndeti i njeriut dhe ai i planetit. Të ushqehesh shëndetshëm ndihmon edhe mjedisin, gjë që është thelbësore për mirëqenien e të gjithëve”, ka thënë Walter Willett nga Harvard T.H. Chan School of Public Health.

Tags: demencaShendetiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mos i pini ilaçet e tensionit me këto 6 pije, ju rrezikojnë shëndetin

Mos i pini ilaçet e tensionit me këto 6 pije, ju rrezikojnë shëndetin

Simptomat që tregojnë se trupi juaj ka toksina!

Simptomat që tregojnë se trupi juaj ka toksina!

Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale

Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale

Si ndikon uji me gaz në shëndetin tuaj?!

Si ndikon uji me gaz në shëndetin tuaj?!

Smajljaj: “Ngutia” në Kuvend, sinjal i krizave të reja politike e pasigurisë institucionale

Smajljaj: “Ngutia” në Kuvend, sinjal i krizave të reja politike e pasigurisë institucionale

Seancë maratonike në Kuvend – Klinaku: Ligjet duhet të ecin përpara pavarësisht kritikave

Seancë maratonike në Kuvend – Klinaku: Ligjet duhet të ecin përpara pavarësisht kritikave

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.04.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.04.2026

Vdes miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel

Vdes miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Djali i mjekut të parë të UÇK-së: Babain e kujtoj veç nga rrëfimet e familjes

Djali i mjekut të parë të UÇK-së: Babain e kujtoj veç nga rrëfimet e familjes

Kuvendi miraton në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor në Kosovë

Kuvendi miraton në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën