Carlo Ancelotti është emri më i lakuar për të marrë drejtimin e përfaqësues së Brazilit, por italiani deri më tani ka mohuar çdo gjë.
Një temë që u rihap edhe gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Chelsea-t dhe italiani ishte shumë i drejtpërdrejtë në përgjigje.
“Nuk dua të flas më për këtë temë. E kam thënë disa herë dhe po e përsëris. Unë kam një kontratë dhe dua ta respektojë atë. Dua të qëndroj në Madrid.“-tha Ancelotti.