Shkruan: Drizan Shala
Nëse i referohemi dhe bëjmë analizë të veprimeve që kanë ndodhur që nga fillimi i bisedimeve në vitin 2011 e tutje, vërehet një formë e një modeli që gjuhën diplomatike njihet edhe si bisedimet rreth çështjeve por assesi për problemin.
Pra gjatë kësaj periudhe, një dekadë fokusi primar dhe ai sekondari i bashkësisë ndërkombëtare ka qenë që fokusi të mbetet në orbitën e bisedimeve mbi çështjet duke shpresuar që formimi dhe qëndrueshmëria shtetërore e Kosovës të dështojë dhe kështu bashkësia ndërkombëtare (disa shtete të BE-se) të mund të fillojnë një proces të ri duke trajtuar “problemin” që në rastin tonë do të ishte modeli i dy gjermanëve ( pra rikthim në një konfederatë specifike Serbi/Kosove).
Por bazuar në fakte që nga shpallja e pavarësisë se vendit dhe ndihma kryesore e sponsorit tonë SHBA, Kosova arriti që të marrë mbi 100 njohje nga vendet edhe brenda BE-së , në kohë ku interesat e ndryshëm kanë gërshetuar me politikat e atyre shteteve që kanë sponsorizuar pavarësinë.
Situata aktuale është tejet e pa qartë në formën dhe mënyrën e vepruarit qoftë nga Bashkësia Ndërkombëtare si dhe Qeverisë aktuale të Kosovës, sepse nuk do të këtë ndryshime para se Kosova të marrë veprime në lidhje me dy çështje jetike të cilat Serbia ka ditur mirë t’i parashtrojë për gjatë gjithë procesit të dialogut, siç janë:
Asociacioni i Komunave Serbe-ASK (ku sipas informacioneve të mija brenda zyrës së Kryeministrit , ekipa e cila është duke trajtuar ketë pikë që në afatin sa më të shpejtë të dalin me një draft propozim mbi këtë çështje si kërkesë eksplicite e sekretarit amerikan, mund të themi që ekipa e “ekspertëve” ( emrat e njohur për mua ) që janë duke e trajtuar këtë segment, janë vetëm njohuri modeste edhe që rezultati mbi këtë draft le të mbetet për të analizuar).
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit (bazuar në informacionet e fundit, kreu i Manastirit të Deçanit , e ka refuzuar dhe nuk e ka pranuar që të takohet me Kryeministrin e vendit edhe pas insistimit të tij të fundit që të arrijnë zgjedhje e cila e tejkalon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin).
Situata është në stadin e asaj që qeveria duhet të kërkojë një unitet brenda subjekteve politike shqiptare që janë të përfaqësuara në kuvend por edhe jashtë tyre. Kanë marrë mbështetjen adekuate ndaj presionit që do të ballafaqohet në fillim vitin 2023.
Bashkësia Ndërkombëtare do të jetë e pamundur për të gjetur një zgjedhje optimale për ta, duke e bazuar në frymën dhe veprimet që i ka marrë deri më tani që palët e konfliktit (Kosove/Serbi ) të joshen qoftë me investime kapitale (Serbia) mbi 10 miliard euro, qoftë liberalizimi i vizave (Kosovë) si të dy pikave të sipër shënuara.
Mos të harrojmë një fakt interesant në këtë mes, është nëse vije momenti që të zbatohet ASK-ja do të duhej që në sistemin e brendshëm juridik të ndryshohen disa ligje, të cilat janë:
-Ligji për administrimin e pushtetit lokal
-Ligjin për financa publike
-Ligji për Arsim
-Ligji për Shëndetësi
-Ligji për Urbanizëm dhe Planifikim hapësinorë
Pra, nëse analizohen gjitha këto ndryshime që do të ndodhin, atëherë mund të nënkuptohet që ASK-ja ka elemente të brendshme të cilat e atakojnë sistemin politik/juridik të vendit me tendencë të cenimit të kushtetutshmërisë.
Por, në gjithë këtë mes edhe presioni diplomatik, për gjetjen e një zgjedhje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë , Kosova (Qeveria) duhet që të jetë në tavolinë para se të fillojë jetësimi i ASK-së apo Vendimin e Kushtetutës, ajo është:
Statusi i personave të pagjetur në luftën e fundit (sepse ka tendencë nga Bashkësia Ndërkombëtare që kur të vihet kjo në tavolinë të bisedimeve mos të trajtohet në kontekstin e statusit të personave të pagjetur.
Pra duke tentuar ta largojnë në një formë apo tjetrën pjesën e luftës si element kryesor). Nëse një veprimi tillë do të ndodh atëherë mund të themi që do të dëmtohet statusi shtetëror i Kosovës, sepse kjo kategori nuk është çështje teknike siç po potencon Beogradi dhe Brukseli, por këtu kemi të bëjmë më çështje (Politike, Ligjore dhe Penale.
Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të tëvë1.info.