TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A do të arrihet konsensusi për presidentin?-çfarë thanë liderët partiakë pas takimeve

by tëvë1
3 javë ago
1
A A
A do të arrihet konsensusi për presidentin?-çfarë thanë liderët partiakë pas takimeve

Tetë ditë deri në përfundim të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, ende nuk një propozim nga partitë politike e as ndonjë marrëveshje.

Të dielën dhe të hënën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherit kryetar i LVV-së ka zhvilluar takimet e para me liderin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Pas këtyre takimeve që u zhvilluan të dielën dhe të hënën nuk pati ndonjë  propozim për ndonjë emër konkret për president, madje u tha se nuk është folur për emra të përveçëm, por për parimet e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.

Deri tash emri i vetëm është ai i presidentes aktuale, Vjosa Osmani e cila ka shprehur synimet edhe për një mandat.

Kurti, pas takimit të së hënës që zhvilloi me Abdixhikun, tha se nuk janë  të interesuar për të shkuar në zgjedhje, por e ka vlerësuar si jo të lehtë zgjedhjen e presidentit.

“Na duhet një shumicë që i afrohet 85 votave. Nuk është situatë e lehtë. Do t’i intensifikojmë bisedimet që të kemi një zgjidhje për çështjen e presidentit”, tha ndër të tjera Kurti.

Konsensus për zgjedhjen e presidentit tha se duhet edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixiku pas takimit me Kurtin.

Ai tha se LDK vlerëson se ekzistojnë dy rrugë të qëndrueshme përpara: një konsensus i gjerë parlamentar rreth një emri të përbashkët për President, ose një marrëveshje politike ndërmjet partive parlamentare.

“Në të dyja rastet, kërkohet mbështetja e së paku dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës; dhe ditët në vijim do të na tregojnë se cila rrugë do të jetë e mundshme. Nëse asnjëra, vendit i vijnë zgjedhjet, një skenar i panevojshëm në këtë kohë”, ka shtuar Abdixhiku.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza pas takimit të së dielës me Kurtin tha se nuk janë pengesë e procese shtetërore, duke dhënë qëndrim se nuk votojnë asnjë kandidaturë që nuk përfaqëson unitet qytetar.

“Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese. Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë. Për ne, interesi shtetëror është mbi çdo kalkulim politik dhe këtë standard e mbrojmë me vendosmëri”, shkroi Hamza./teve1.info/

Tags: AbdixhikuHamzakurtipresidetiTeve1zgjedhja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Konflikti Kurti–Osmani e ka inkurajuar opozitën, por mund të digjet

Spahiu: Konflikti Kurti–Osmani e ka inkurajuar opozitën, por mund të digjet

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

“Info Nata”- 16.03.2026

“Info Nata”- 16.03.2026

“Matrix”- 16.03.2026

Ende asnjë i dënuar  – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Ende asnjë i dënuar – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën