TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku: Presidenca duhet të jetë faktor uniteti, jo vazhdim i shumicës qeverisëse

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Abdixhiku: Presidenca duhet të jetë faktor uniteti, jo vazhdim i shumicës qeverisëse

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas takimit të zhvilluar të hënën me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe stabilitetin institucional në vend.

Abdixhiku ka theksuar se është thelbësore që Presidenca të mbetet institucion që garanton ndarjen e pushteteve dhe të shërbejë si faktor uniteti, e jo si vazhdim i shumicës qeverisëse.

“Procesi i zgjedhjes së Presidentit po zhvillohet brenda një afati të kufizuar kohor. Na kanë mbetur më pak se 9 ditë për të arritur një zgjidhje. Prandaj, në këtë kohë të shkurtër kërkohet përgjegjësi e lartë politike, e cila nënkupton qartësi, maturi dhe vullnet për kompromis, në mënyrë që të shmanget çdo rrezik për paqëndrueshmëri institucionale. Është thelbësore të kuptohet se Presidenca duhet të mbetet institucion që garanton ndarjen e pushteteve dhe shërben si faktor uniteti për vendin, e jo si vazhdim i shumicës qeverisëse”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se ekzistojnë dy rrugë të qëndrueshme përpara: një konsensus i gjerë parlamentar rreth një emri të përbashkët për President, ose një marrëveshje politike ndërmjet partive parlamentare.

“Në të dyja rastet, kërkohet mbështetja e së paku dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës; dhe ditët në vijim do të na tregojnë se cila rrugë do të jetë e mundshme. Nëse asnjëra, vendit i vijnë zgjedhjet, një skenar i panevojshëm në këtë kohë”, ka shtuar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se LDK do të veprojë me përgjegjësi shtetërore, transparencë të plotë dhe vullnet për gjetjen e një zgjidhjeje, duke pasur si prioritet ruajtjen e stabilitetit institucional dhe interesin e Republikës së Kosovës./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prebreza dorëzon 60 dosje në Policinë e Kosovës

Prebeza i reagon Ibrahimit: Mjetet për komunat nuk janë zhdukur dhe as nuk janë “marrë” nga Qeveria

Çmimi i naftës sot është 1,79 euro/litër

Çmimi i naftës sot 1.69 euro/litër

Rrahje mes të miturve në Suharekë, policia gjen fishekë e një boks të metalit në vendngjarje

Rrahje në një lokal në Fushë-Kosovë të përfshirë dy shtetas të Serbisë

Humb jetën një person dhe lëndohen dy të tjerë në një aksident trafiku në Istog

PDK dhe Aleanca mblidhen sërish para Qeverisë, u bashkohen asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava

PDK dhe Aleanca mblidhen sërish para Qeverisë, u bashkohen asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava

Nis viti i ri shkollor

Nis viti i ri shkollor

Parashikimi i motit

Mot i ngrohtë dhe me diell, priten reshje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën