Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa nuk ka të lënduar e as dëme materiale.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka hedhur një shishe qe dyshohet të jetë me koktej molotovi para oborrit të shtëpisë së viktimës mashkull kosovar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, përderisa janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në njoftimin e Policisë.