Sveçla ka publikuar pamje të Policisë së Kosovës, teksa ka thënë se të gjithë pjestarët e Policisë me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare për të siguruar një ambient të qetë për qytetarët si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Kosovës, raporton teve1.info
“Gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.
Sveçla theksoi se Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe si e tillë do të vazhdojë tëkryejë misionin e saj me me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim./teve1.info