TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti thirrje serbëve: Mos i braktisni institucionet, nuk jam kryeministër kundër juve

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Në gusht pritet të hartohet projektligji për vendosjen e çmimeve për produktet bazë të ushqimit

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Beogradi po synon destabilizimin e Kosovës dhe se kjo nuk ka të bëjë me targat.

Ai po ashtu ka thënë se Vuçiqi ka gënjyer dhe zhgënjyer amerikanët dhe evropianët.

“Përfaqësues të Listës Serbe para një jave kanë thënë që do të organizojnë rezistencë të ashpër kundër gjobave. Mirëpo, nuk e pritën 21 nëntorin: Beogradi nisi kërcënimet dhe përgatitjet për destabilizimin e Kosovës. Prandaj, diçka tjetër është në pyetje. Është e qartë se për çfarë bëhet fjalë: presidenti i Serbisë ka gënjyer dhe ka zhgënjyer amerikanët dhe evropianët; ai shumë shpesh takon dhe koordinohet me ambasadorin rus në Beograd. Serbia duke mos qenë vend demokratik po bëhet vegël e Kremlinit. Po ashtu, duket që ish zëdhënësi i partisë së Milosheviqit, tash ministër i jashtëm i Serbisë, është më i pushtetshëm sesa ish ministri i informatave të Milosheviqit, tash presidenti i Serbisë. Kjo është betejë personale e tyre për pushtet, as për qytetarët dhe as për shtet”, ka shkruar Kurti.

Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve serbë në veri për qetësi dhe maturi, duke thënë se ai nuk është kryeministër kundër tyre por Beogradi është kundër meje.

“I ftoj të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, që ta ruajnë qetësinë, paqen dhe sigurinë. Unë nuk jam kryeministër kundër juve, por Beogradi është kundër meje. Unë jam kryeministër që do t’ju shërbej duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës. Prioritet imi janë luftimi i korrupsionit, pra drejtësia, dhe zhvillimi ekonomik, pra punësimi; barazi e mirëqenie për të gjithë, pa dallim etnie, feje apo prejardhje. Mos i bojkotoni ose braktisni institucionet e Kosovës. Ato na shërbejnë të gjithë neve, çdonjërit prej jush. Mos bini pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike. Le t’i përmbahemi të gjithë bashkë vlerave demokratike dhe evropiane të sundimit të ligjit, të të drejtave dhe lirive të njeriut e të pakicave, pluralizmit politik”, ka shkruar Kurti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia sekuestron armë dhe municion në Leposaviq, një person nën hetim

Policia sekuestron armë dhe municion në Leposaviq, një person nën hetim

Ministria e Punës themelon dy komisione për sigurinë dhe shëndetin në punë

Ministria e Punës themelon dy komisione për sigurinë dhe shëndetin në punë

Ku do të investohen 206.4 milionë eurot e BE-së?

Ku do të investohen 206.4 milionë eurot e BE-së?

Pozhari përmend skenar bllokues ndaj Kurtit, Mustafa: Bashkimi i opozitës do të ishte vetëshkatërrues

Pozhari përmend skenar bllokues ndaj Kurtit, Mustafa: Bashkimi i opozitës do të ishte vetëshkatërrues

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Samiti i NATO-s në Ankara përfundoi me sukses

ShBA nis sulmet ndaj Iranit

ShBA nis sulmet ndaj Iranit

Tre zyrtarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, VLEN kërkon sqarime

Tre zyrtarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, VLEN kërkon sqarime

Pozhari përmend skenar bllokues ndaj Kurtit, Mustafa: Bashkimi i opozitës do të ishte vetëshkatërrues

Pozhari përmend skenar bllokues ndaj Kurtit, Mustafa: Bashkimi i opozitës do të ishte vetëshkatërrues

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën