Policia e Kosovë ka njoftuar se tre të dyshuarit nën kërcënimin e thikës i kanë kërkuar 10 euro nga një i mitur.
PK-ja ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 01.03.2022 – 09:20. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të mitur, pasi që të njëjtit nën kërcënimin e thikës kanë kërkuar 10 euro nga viktima mashkull kosovar (i mitur). Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./teve1.info