TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Dorëheqet drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Dorëheqet drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë

Shahini njoftoi përmes Facebook-ut, se arsyet që e çuan të marrë këtë vendim janë personale.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

“Të dashtun miq e familjarë, Kam dorëzuar dorëheqjen time nga posti i Drejtorit Komunal për Arsim në komunën e Fushë Kosovës! Arsyet e largimit tim janë kryesisht personale, dhe sigurisht pak edhe profesionale. Për keto të fundit, është informuar me kohë kryetari i komunës. Dua të kërkoj mirëkuptimin tuaj nëse nuk mund të i përgjigjem secilit e secilës nga ju me sqarime në email, mesazha, e telefonata. Përgjatë pervojës sime thuajse 1 vjeçare në pozitën e drejtorit, unë kam punuar me përkushtim të palëkundur përkundër vështirësive e pengesave të qëllimta nga individë të caktuar brenda e jashtë komunës, kemi bërë punë të shumta e të mira, e një numër të madh ndryshimesh i kemi inicuar bashkë me kryetarin, stafin e drejtorisë e të komunës, shkollave e partnerët e shumtë. Po i listoj vetëm disa nga sukseset e arritura gjatë kohës si drejtor”, ka shkruar Shahini.

– Kemi përfituar mbi 150 vende të reja të punës në arsim në kuadër të grantit specifik për arsim,

– Kemi rritur shumën si vlerë deri në 600 euro, dhe numrin e përfituesve të subvencioneve (bursave), duke e çuar në 626 sosh,

– Kemi bërë riorganizimin e normave dhe orëve mësimore për të gjithë mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme,

– Bashkë me kryetarin, kemi nënshkruar dhjetëra marrëveshje mirëkuptimi, ose lëshuar pëlqime për partnerë nga OJQ, institute e kompani për të punuar në rritjen e cilësisë, dhe progresit të përgjithshëm në arsim,

– Kemi përfituar dhjetëra mijëra euro donacione në forma të ndryshme nga donatorë e biznese,

– Kemi zgjidhur probleme akute të sistemit të arsimit në komunën tonë, siq ka qenë mungesa e psikologëve, pedagogëve, sekretarëve në disa shkolla, e të ngjashme,

– Kemi rritur buxhetin për vitin 2023 në subvencione nga 200,000 euro, në 450,000 euro, si dhe kemi ndarë mjete për renovim e riparim të thuajse të gjitha shkollave në nevojë në komunën tonë,

– Fushë Kosova si komunë për herë të parë e me dinjitet të lartë, ka marrë udhëheqjen e një kolegjiumi në Asociacionin e Komunave të Kosovës (Kolegjiumin për Arsim) – ku unë jam zgjedhur kryesues.

Shumë të tjera kanë mbetur vetëm në plane, ose ide. Sigurisht koha që e kërkojnë secili nga ndryshimet që duam të sjellim, e ka bërë të pamundshme për të bërë të gjitha ato që kemi synuar brenda një viti.

Uroj që punët e mira të vazhdohen, e nuk kam dyshim që kryetari do të vazhdoj me reformën në komunë e sidomos në degë të LDK-së, se ndryshe nuk bënë!

Fushë Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm, me një dinamikë të pakrahasueshme, njerëz të mirë e pasuri të shumëta. Duhet me e dashtë këtë vend, pavarësisht të gjithave e të gjithëve.

“Falemnderit për mirëkuptimin tuaj sot, e shumë prej jush falemnderit nga zemra për përkrahjen e pakushte, për dashninë, për sinqeritetin. E juve që po iu drejtohem në veçanti e që e dini kush jeni, më keni bërë të besoj që ky vend është… (jo bëhet, por është dhe do të mbetet përgjithmonë shtëpia jonë)”, ka shkruar tutje ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Vajza deklaron se i dashuri u plagos aksidentalisht, Policia e gjen djalin në kulmin e shtëpisë, arrestohen

Osmani: Institucionet tona u ndërtuan në pasojat e një lufte gjenocidale

Osmani: Institucionet tona u ndërtuan në pasojat e një lufte gjenocidale

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Një person gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, policia jep detaje

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Anthony Davis largohet nga Dallas Mavericks, pas vetëm 31 ndeshjeve

Anthony Davis largohet nga Dallas Mavericks, pas vetëm 31 ndeshjeve

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Vajza deklaron se i dashuri u plagos aksidentalisht, Policia e gjen djalin në kulmin e shtëpisë, arrestohen

Osmani: Institucionet tona u ndërtuan në pasojat e një lufte gjenocidale

Osmani: Institucionet tona u ndërtuan në pasojat e një lufte gjenocidale

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Një person gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, policia jep detaje

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Gjuajtja me armë nga veturat mes dy grupeve në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Tre të arrestuar në Drenas për organizim dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën