TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Paqartësia rreth përmbajtjes së propozimit franko-gjerman për dialogun

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Paqartësia rreth përmbajtjes së propozimit franko-gjerman për dialogun

Ajo që po diskutohet javëve të fundit është propozimi franko-gjerman.

Në Kosovë, nuk është mohuar prania e njëpropozimit të tillë.

Gjatë ditës presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se iniciative franko-gjermane ka për qëllim përshpejtimin e procesit të dialogut.

“Çdo iniciativë e partnerëve tanë është serioze. Iniciativa është që të intensifikohet procesi i dialogut dhe natyrisht që si Franca, si Gjermania kanë qenë historikisht partnerë aleatë dhe mbështetës të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Politologu Dritëro Arifi, thotë se çdo propozim që nuk përfshinë njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, është humbje kohe.

“Po është e vërtetë, tash kemi shumë drafte, shumë propozime, shumë ide, por zgjidhje asnjë. Ky është momentumi politik sa i përket dialogut Kosovë – Serbi … Sepse zgjidhja e vetme dhe ideale është njohja e Serbisë, nëse ajo nuk bëhet e kanë edhe një mundësi të dytë, ajo është njohja nga pesë vendet e BE-së. Pra, nëse BE-ja nuk është e aftë me i bind pesë vendet e veta të BE-së me e njofto Kosovën asnjë zgjidhje tjetër nuk do të jetë po themi zgjidhje kreative”, deklaroi Arifi.

Kryeministri i vendit albin Kurti ka deklaruar se diskutohen shumë modele, por nuk ka diçka përfundimtare që mund të quhet propozimi franko-gjerman.

“Mënyra se si po shmanget zotëri Kurti për ta sqaruar dhe zotëri Vuciq për ta sqaruar tregon që marrëveshja është në tryezat e tyre. Kam ndjekur edhe prononcimin e ministres së jashtme të Kosovës zonjës Gërvalla, e cila po ashtu pranon ekzistencën e një dokumenti. E pa qartë është modaliteti dhe metodologjia që është në bazë të këtij propozimi dhe kjo besoj do të sqarohet në ditët në vazhdim”, tha njohësi i çështjeve politike, Ben Andoni.

Në anën tjetër burimet e tëvë1 bëjnë të ditur që nuk ka ndonjë propozim përfundimtar. Madje një model që pati qarkulluar në media, qeveria gjermane e kishte mohuar se është prodhuar nga Gjermania, Franca ose edhe BE-ja.

Kronika e gazetarit Valmir Gallopeni.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zbulohet lapidari për Triumf Rizën, Kurti: Drejtësia për vrasjen e tij duhet të jetë e plotë

Zbulohet lapidari për Triumf Rizën, Kurti: Drejtësia për vrasjen e tij duhet të jetë e plotë

​PDK dhe Aleanca sërish në Kuvend: Bllokada e re, Kurti po nënshtron qytetarin e Kosovës

​PDK dhe Aleanca sërish në Kuvend: Bllokada e re, Kurti po nënshtron qytetarin e Kosovës

Pesë raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, tri vetëm në Pejë

Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, katër persona dërgohen në mbajtje

Haxhiu i quan shpifje pretendimet për ndalimin e fondeve për ish-krerët e UÇK-së

Haxhiu: Uroj që marrëveshja VV-LDK të përmbyllet sa më parë

261 shtetas të huaj nga 23 vende mbeten të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në Tibet të Kinës

261 shtetas të huaj nga 23 vende mbeten të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në Tibet të Kinës

Zbulohet lapidari për Triumf Rizën, Kurti: Drejtësia për vrasjen e tij duhet të jetë e plotë

Zbulohet lapidari për Triumf Rizën, Kurti: Drejtësia për vrasjen e tij duhet të jetë e plotë

​PDK dhe Aleanca sërish në Kuvend: Bllokada e re, Kurti po nënshtron qytetarin e Kosovës

​PDK dhe Aleanca sërish në Kuvend: Bllokada e re, Kurti po nënshtron qytetarin e Kosovës

Kandidati i mundshëm për udhëheqësin e ardhshëm suprem të Iranit i shpëton sulmeve

Udhëheqësi suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të njohin “armikun e vërtetë”

Pesë raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, tri vetëm në Pejë

Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, katër persona dërgohen në mbajtje

Një mjek gjerman akuzohet se ka vrarë 15 pacientë të tij

Një i vdekur dhe pesë të plagosur nga të shtënat në një rave bar në Zvicër

Sot garojnë katër përfaqësues të Kosovës në Taranto 2026

Sot garojnë katër përfaqësues të Kosovës në Taranto 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën