Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme në kuadër të xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadrat vendase u treguan më të suksesshme, duke fituar në dy nga tri këto duele.
Ballkani ka vazhduar serinë e fitoreve duke mposhtur Malishevën 2-1 në Suharekë.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Llapi ndaj Drenicës, duke triumfuar 3-2 në “Zahir Pajaziti”.
Në ndeshjen tjetër, Ferizaj dhe Gjilani kanë ndarë pikët pas barazimit 1-1.