Në prezencë të deputetëve nga vende anëtare të NATO-s, ajo theksoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për forcimin e sundimit të rendit e ligjit dhe integrimit në Bashkimin Evropian.
Sipas saj, anëtarësimi i Kosovës në BE e NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe se ky është një ndër prioritetet e vendit.
“Presidentja Osmani tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Anëtarësimi në NATO, sipas Presidentes Osmani është prioritet shtetëror i Kosovës, sikurse edhe parakusht për sigurimin e paqes në rajon, si dhe promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta. Sipas saj, këtij hapi duhet t`i paraprijë përfshirja e Kosovës në Partneritetin për Paqe”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e Presidencës.
Kurse, në raport me rrezikun nga lufta në Ukrainë Osmani ka potencuar se integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor.
“Në raport me rrezikun ndaj arkitekturës së sigurisë në Evropë si pasojë e luftës në Ukrainë dhe implikimet e këtyre zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Presidentja Osmani ka potencuar se integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor është një interes strategjik evropian për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Sipas saj, shumica e vendeve të rajonit, përveç Serbisë, janë të përkushtuara ndaj vlerave të përbashkëta demokratike euroatlantike dhe sigurisë kolektive”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, presidentja ka bashkëbiseduar me pjesëmarrës nga shtetet anëtare të NATO-s për çështje të shumta si sulmet kibernetike, kampanjat e dezinformimit të sponsorizuara nga Rusia e çështje të energjisë.
“Në hapje të këtij seminari, Presidentja Osmani ka bashkëbiseduar me pjesëmarrës nga shtetet anëtare të NATO-s dhe shtete tjera partnere për çështjetë shumta me rëndësi në Evropë dhe rajon, që ndërlidhen me bashkëpuimin me NATO-n, sulmet kibernetike, kampanjat e dezinformimit të sponzorizuara nga Rusia, çështjet e energjisë dhe shumë tema tjera nga fusha e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet tutje në njoftim.
Seminari i 102-të Rose-Roth organizohet në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, si dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane e të Qendrës së Gjenevës për Qeverisje të Sektorit të Sigurisë (DCAF).