Polonia, Çekia, Ishujt Faroe dhe Moldavia janë kundërshtarët e Shqipërisë në rrugëtimin për në Euro 2024, turne që do të zhvillohet në Gjermani. Goglat vendosën kombëtaren kuqezi në grupin E, aty ku nuk ka ka emra të mëdhenj dhe të frikshëm.
Short i pranueshëm dhe optimist, edhe pse në futbollin e sotëm nuk ka më rivalë të lehtë dhe duhet shumë punë dhe besim për të mbërritur te rezultatet pozitive dhe për të realizuar ëndrrën Euro 2024 për tifozët shqiptarë.
Euro 2024 do të zhvillohet në tokën gjermane. Kompeticioni fillon në 14 qershor të vitit 2024 dhe do të përfundojë në finalen e madhe të 14 korrikut në “Olympiastadion” të Berlinit.
Shtatë grupe janë me nga pesë ekipe, ndërkohë që tre grupet e tjera me nga gjashtë skuadra, në një total prej 53 skuadrash. Kombëtarja do të fitojë 1 milion euro për çdo fitore në grup dhe gjysmën e kësaj shume për barazim.
Grupi E: Poloni, Çeki, SHQIPËRI, Ishujt Faroe, Moldavi.
Grupi I: Zvicra, Izrael, Rumani, KOSOVË, Bjellorusi, Andorra.