Skuadra e Mikel Artetas ka fituar edhe një tre pikësh kësaj radhe ndaj skuadrës së Tottenhamit.
Serinë e golave e hapi Thomas Partey në minutën e 20-të.
Harry Kane barazoi nga pika e bardhë 10 minuta më vonë.
Goli për rikthimin e epërsis erdhi nga Gabriel Jesus pas fillimit të pjesës së parë
Granit Xhaka e ka shënuar golin e tretë për Arsenalin ndaj Tottenhamit. Xhaka bëri një depërtim të bukur në 16-metërsh për të shënuar për rezultatin 3:1 në minutën e 67-të.
Rezultati final: Arsenal 3 – 1 Tottenham.
Pas paraqitjes fantastike ndaj Tottenham, Granit Xhaka është zgjedhur futbollisti i ndeshjes.