TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nico Williams bën vend te Spanja për Botërorin “Katari 2022”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Nico Williams bën vend te Spanja për Botërorin “Katari 2022”

Me goditjen me kokë në kohën e duhur, brenda zonës dhe duke asistuar për golin vendimtar, sulmuesi Nico Williams mund të ketë siguruar vendin e tij në Përfaqësuesen e Spanjës për Kupën e Botës. 20-vjeçari Williams u inkuadrua nga banka e rezervistëve për të asistuar në golin e shënuar nga Alvaro Morata në minutën e 88-të në fitoren ndaj Portugalisë që ia garantoi Spanjës një vend në turneun e fazës finale të Ligës së Kombeve. Dhe kjo mund t’i ketë garantuar atij një vend në Katar, pavarësisht vetëm dy paraqitjeve me fanellën e Spanjës.

Edhe pse nuk e ka startuar dhe nuk ka shënuar gol, paraqitjet e Nicos sollën lëvdata të gjera dhe rritën shanset e tij për t’u zgjedhur nga selektori i Spanjës, Luis Enrique, me tifozët që shfaqën emocionet e tyre për të në mediat sociale.

“Nico ishte krijuesi i diferencës, ai ndryshoi ritmin e lojës”, tha mesfushori spanjoll Rodri pas fitores 1:0 të Spanjës ndaj Portugalisë. “Ai hyri me besim në lojë dhe kjo ishte ajo që na duhej. Ishte një asistim i mrekullueshëm nga ana e tij dhe Alvaro ishte aty për ta përfunduar me gol”.

Morata dhe bashkëlojtarët e tjerë nxituan drejt Williamsit për të festuar golin e fitores. Sulmuesit iu desh të gjente portën e hapur, pasi Williams shkoi pas një mbrojtësi nga shtylla e dytë për të goditur topin drejt Moratas, pas harkimit të mirë të Dani Carvajalit nga krahu i djathtë.

“Morata më tha se goli ishte i imi”, tha Williams. “E pashë atë atje dhe thjesht bëra pasimin drejt tij”.

Spanjës i duhej fitorja për ta siguruar vendin e parë në grup pasi humbi në shtëpi nga Zvicra.

“Vetëm në ndeshjen e tij të dytë Nico ishte kyç”, tha Morata. “Thjesht, më duhej ta shtyja topin në portë”.

Williams kishte sjellë tashmë një shkëndijë në skuadrën e Spanjës në gati 30 minutat që luajti, kur u inkuadrua nga bankina në debutimin e tij kundër Zvicrës. Ai la përshtypje përtej asistimit në 20 minutat që i kaloi në fushë ndaj Portugalisë.

“Për mua është një nder të jem pjesë e Spanjës”, tha Williams. “Shpresoj se mund të arrij në Kupën e Botës, por ky është një vendim për trajnerin”.

Pasi zgjodhi Williamsin për herë të parë, Luis Enrique e vlerësoi atë si një “anësor të vërtetë” me shpejtësi dhe aftësi të shkëlqyera dribluese.

“Ai më tha të jem i guximshëm dhe të jem vetvetja”, tha Williams për këshillat e trajnerit përpara se të hynte në ndeshje ndaj Portugalisë. Williams u aktivizua në minutën e 73-të në vend të Ferran Torresit.

Sulmuesit e tjerë që u ftuan nga Luis Enrique për ndeshjet e këtij muaji po ashtu pretendojnë vend në Kupën e Botës. Bëhet fjalë për Pablo Sarabia, Marco Asensio, Borja Iglesias dhe Yeremy Pino.

Trajneri la jashtë një të ri tjetër, 19-vjeçarin Ansu Fati, sepse ai nuk kishte luajtur shumë me Barcelonën. Fati ka të ngjarë të jetë sfiduesi kryesor për vendin e Williamsit në përfaqësuese. Williams mund të përfundojë duke u bashkuar me vëllain e tij më të madh në Katar, Inakin, i cili gjithashtu luan për Athletic Bilbao dhe duket se në Kupën e Botës do të paraqitet me fanellën e Ganës.

Vëllezërit Williams kanë lindur në Spanjë nga prindër që janë nga Gana dhe janë zhvendosur në Spanjë disa dekada më parë. Për të qëndruar në vend, ata u këshilluan nga një punëtor bamirësie të thoshin se kishin ikur nga një luftë civile në Liberi. Vëllezërit janë ndër të paktët lojtarë me prejardhje nga Afrika që kanë luajtur ndonjëherë për Athletic Bilbaon, klubin tradicional spanjoll që nënshkruan me lojtarë vendas ose me ata që kanë kaluar nëpër akademitë e futbollit të ekipeve në rajonin bask.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Samuel Eto bën “skandal” në Kamerun

Samuel Eto bën “skandal” në Kamerun

Hajrulla Çeku: Po përmirësohet infrastruktura e futbollit në gjithë vendin

Hajrulla Çeku: Po përmirësohet infrastruktura e futbollit në gjithë vendin

Le Bris e quan Xhakën “trajner të dytë” te Sunderlandi

Sunderlandi i Granit Xhakës fiton derbin ndaj Newcastle

Goli i Ernest Muçit fiton çmimin e muajit në Turqi

Goli i Ernest Muçit fiton çmimin e muajit në Turqi

Samuel Eto bën “skandal” në Kamerun

Samuel Eto bën “skandal” në Kamerun

Hajrulla Çeku: Po përmirësohet infrastruktura e futbollit në gjithë vendin

Hajrulla Çeku: Po përmirësohet infrastruktura e futbollit në gjithë vendin

Le Bris e quan Xhakën “trajner të dytë” te Sunderlandi

Sunderlandi i Granit Xhakës fiton derbin ndaj Newcastle

Goli i Ernest Muçit fiton çmimin e muajit në Turqi

Goli i Ernest Muçit fiton çmimin e muajit në Turqi

Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

Çeku: Duhet të jemi parter i besueshëm për anëtarësim në NATO

Çeku: Duhet të jemi parter i besueshëm për anëtarësim në NATO

Maqedonci: Kosova dhe rajoni janë më të sigurta kur ushtria jonë është e fuqishme

Maqedonci: Kosova dhe rajoni janë më të sigurta kur ushtria jonë është e fuqishme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën