TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoti: Krizë mbi krizë deri te rënia e Qeverisë

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Hoti: Situata në Ukrainë e dëshmon urgjencën e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE

Hoti në një postim në Facebook, ka thënë se në vend që të dialogohet 24 orë deri të gjendet zgjidhja në arsim, Qeveria bënë luftë me sindikata.

“Një muaj nxënësit rrinë në shtëpi. Në vend që të dialogohet 24 orë deri të gjendet zgjidhja, qeveria bënë luftë me sindikata. Shtyhet ligji i pagave pa nevojë, por as nuk plotësohet kërkesa e sindikatave për 100 euro shtesë në muaj, edhe pse e realizueshme në aspektin buxhetor”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Hoti ka përmendur edhe krizën në shëndetësi, në politikën e jashtme, në ekonomi si dhe dialogun Kosovë – Serbi. /teve1.info/

Postimi i plotë:

Krizë mbi krizë deri tek rënia e qeverisë

1. Krizë në arsim:

Një muaj nxënësit rrinë në shtëpi. Në vend që të dialogohet 24 orë deri të gjendet zgjidhja, qeveria bënë luftë me sindikata. Shtyhet ligji i pagave pa nevojë, por as nuk plotësohet kërkesa e sindikatave për 100 euro shtesë në muaj, edhe pse e realizueshme në aspektin buxhetor.

2. Krizë në shëndetësi:

Ministri i Shëndetësisë është non-ekzistent, ai është ministër me korrespondencë. Si rezultat, Kryeministri merr përsipër detyrat e ministrit duke kryesuar vetë një komision qeveritar për shëndetësi.

3. Krizë në politikën e jashtme:

Asnjë njohje apo anëtarësim për një vit e gjysmë. Shumë ambasada, e në veçanti ato në vendet kryesore mike janë me mungesë të stafit esencial. Grevë e stafit të MPJ-së për shkak të trajtimit joadekuat. Gafa të vazhdueshme të ministres dhe mungesë elementare e njohurive në diplomaci.

4. Krizë në ekonomi:

Qeveria nuk e ka idenë se si të përballohet inflacioni i lartë dhe kriza energjetike. Nuk ka konsultime me komunitetin e biznesit. Investimet e jashtme më të ulëta se në vitin 2019. Shpenzimet kapitale të qeverisë në nivelin më të ulët që ka qenë ndonjëherë me vetëm 9%. Papunësia mbetet aty ku ka qenë më 2019. Bilanci bankar i Qeverisë arrin në 600 milionë euro, me kosto të mëdha oportune për qytetarët dhe bizneset.

5. Dialogu në udhë pa krye:

Përveç një togfjalëshi absurd se “njohja duhet të jetë në qendër”, (pse jo në lindje apo perëndim, në të djathë apo në të majtë, në fillim apo në fund?), që përsëritet pa pushim, tjetër parim të dialogut nuk ka. Askush nuk di se çfarë po bisedohet. I kanë sharë marrëveshjet e mëparshme, e tash ato dolën që janë të duhura për të vendosur sovranitetin shtetërorë në tërë territorin. Deklarimet e forta se: nuk ka dialog me Serbinë por me serbët lokal, se nuk ka dialog pa kërkim falje, nuk ka dialog pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve e të tjera, u harruan plotësisht. Vendin e tyre e zunë darkat e përbashkëta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

Haziri: Largimet e sakatuan elektoratin tonë, Kurti u bë kryeministër përmes LDK-së

Haziri: Largimet e sakatuan elektoratin tonë, Kurti u bë kryeministër përmes LDK-së

Haziri thotë se ka një koncept ndryshe të udhëheqjes së LDK-së nga Abdixhiku

Haziri thotë se ka një koncept ndryshe të udhëheqjes së LDK-së nga Abdixhiku

Haziri: Kosovën e presin vendime të vështira, një parti nuk mundet t’u jep zgjidhje

Haziri: Kosovën e presin vendime të vështira, një parti nuk mundet t’u jep zgjidhje

“InfoNata” 18.12.2025

“InfoNata” 18.12.2025

Shkëndija synon eliminimin e Qarabagut në Baku

Shkëndija avancon në fazën nokaut

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Drita pëson nga Vallecano, siguron fazën “play-off”

20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

Haziri: Largimet e sakatuan elektoratin tonë, Kurti u bë kryeministër përmes LDK-së

Haziri: Largimet e sakatuan elektoratin tonë, Kurti u bë kryeministër përmes LDK-së

Haziri thotë se ka një koncept ndryshe të udhëheqjes së LDK-së nga Abdixhiku

Haziri thotë se ka një koncept ndryshe të udhëheqjes së LDK-së nga Abdixhiku

Ylli forcohet me amerikanin Hall

Ylli forcohet me amerikanin Hall

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën