Çitaku këtë e ka quajtur hap të gabuar dhe të dëmshëm.
“Asgjë personale me zonjën Ardita Sinani ( e kam mbështetur edhe publikisht pasi u shkarkua nga detyra muaj më parë) mirëpo emërimi i saj si këshilltare për Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc pranë zyrës së Kryeministrit të Kosovës është jo vetëm hap i gabuar, por edhe i dëmshëm”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.
Ajo thotë se po të ishte Kurti i sinqertë në qëllimin e tij për të ndihmuar shqiptarët e luginës nuk do të emëronte Sinanin pasi sipas saj, ajo është kryetare e një subjekti politik në Preshevë.
“Sikur Kryeministri të ishte i sinqertë në qëllimin e tij për të ndihmuar shqiptarët e luginës nuk do të emëronte znj Sinani, për shkak se Ardita është kryetare e një subjekti politik në Preshevë. Sikur Kurti të ishte i sinqertë në qëllimin do të emëronte dikë a partiak. Së paku formalisht, zonja Sinani, para se ta publikonte vendimin për emërim si këshilltare politike në Qeverinë Kurti, do të duhej ta kishte publikuar dorëheqjen si Kryetare e PVD-së në Preshevë”, tha Çitaku.
Më tej, Çitaku ka thënë se Qeveria nuk duhet të përçaj shqiptarët në Luginë, por duhet të synojë t’i bashkojë ata, teksa thotë se i vjen keq që Sinani e ka pranuar të bëhet pjesë e një projekti të tillë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të përçajë shqiptarët në Luginë, por duhet të synojë t’i bashkojë ata. Fatkeqësisht, qasje të njëjtë destruktive e tendenca përçarëse Kryeministri Kurti ka shfaqur edhe me përpjekjet e tij për të ndërhyrë ne skenën politike në Shqipëri, Maqedoni, etj. Më vije keq që zonja Sinani ka pranuar të bëhet pjesë e një projekti të tillë”, theksoi Çitaku. /teve1.info/