Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një revole me 25 fishekë.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit të shtëpisë është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 25 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Polisicë.