Siç thotë ajo, pavarësisht pengesave që po hasin, po vazhdojnë punën me një vullnet të hekurt.
“Megjithë pengesat që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi edhe për momentin që jam këtu para jush, ne po vazhdojmë me një vullnet të plotë, të hekurt dhe me besimin që na kanë dhënë qytetarët që të qojmë përpara qëllimet dhe programin tonë. Por gjithë ky angazhim i yni pasqyrohet edhe më mirë dhe do të jep rezultate me mbështetjen dhe përkushtimin e plotë të mësuesve tanë…andaj dhe ky rrugëtim i yni duhet të jetë i përbashkët me ta”, tha ajo.
Nagavci ftoi përsëri mësimdhënësit që të japin mësim për fëmijët, paralelisht duke vazhduar me dialog. /Teve1.info/