TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ukraina merr përgjegjësinë për sulmet në Krime

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Ukraina merr përgjegjësinë për sulmet në Krime

Një prej sulmeve, që ka ndodhur në fillim të muajit gusht, ka shënjestruar bazën ushtarake ruse, Saky.

Si pasojë e këtij sulmi ka vdekur një person.

Ukraina ka refuzuar të pranojë rolin dhe madje pati fajësuar forcat ruse për sulmet.

Kjo deklaratë konfirmon një zgjerim të konfliktit të Ukrainës edhe në Krime, gadishullin ukrainas që e ka aneksuar Rusia më 2014.

Në një artikull për agjencinë kombëtare të lajmeve, Ukrinform, komandanti i Kievit, Valeriy Zaluzhnyi, ka thënë se raketat ukrainase kanë shënjestruar disa zona ushtarake në Krime, përfshirë bazën ajrore Saky, e cila është goditur disa herë më 9 gusht.

Ai ka pretenduar se sulmi – kundër bazës që e përdor Moska për të nisur sulme kundër Ukrainës – ka lënë “jashtë funksionit” 10 aeroplanë luftarakë rusë.

Përveç shkaktimit të dëmeve, Zaluzhnyi, ka thënë se sulmet kanë pasur qëllim të sfidojnë besimin e përgjithshëm ushtarak të Rusisë.

Baza ajrore Saky është afër një plazhi që vizitohet nga shumë turistë rusë.

Kjo është hera e parë që Ukraina ka sulmuar tokën e Krimesë, prej kur ka nisur lufta e Rusisë në Ukrainë në muajin shkurt.

Ky gadishull i kontrolluar nga Rusia, është bërë subjekt i shumë kërcënimeve ukrainase në javët e fundit.

“Parashikimet e motit thonë se do të jetë shumë nxehtë në Krime”, ka thënë ushtria ukrainase përmes një postimi në Twitter, të mërkurën, duke sugjeruar se forcat pushtuese të Moskës, mund të detyrohen të notojnë mbrapsht në Rusi përmes Detit të Zi./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 87-të

Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 87-të

Shefi i CIA-s viziton papritur Moskën

Shefi i CIA-s viziton papritur Moskën

Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ndaj SHBA-së

Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ndaj SHBA-së

BE ndryshon rregullat e zgjerimit, Shqipëria në fokus të progresit për integrimin europian

BE ndryshon rregullat e zgjerimit, Shqipëria në fokus të progresit për integrimin europian

Konjufca deklarohet i pafajshëm në rigjykimin për gazin lotsjellës

Konjufca deklarohet i pafajshëm në rigjykimin për gazin lotsjellës

Tre persona lëndohen në Fushë Kosovë, i dyshuari shtiu edhe me armë

Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të tiketës

Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendime të Qeverisë

Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendime të Qeverisë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Mosmarrëveshje në Podujevë, nxirret arma dhe konfiskohet pistoletë me 36 fishekë

Konjufca paraqitet në Gjykatë, nis rigjykimi për rastin e gazit lotsjellës

Konjufca paraqitet në Gjykatë, nis rigjykimi për rastin e gazit lotsjellës

Kurti mori pjesë në hapjen zyrtare të SERPENTINE 2026 

Kurti mori pjesë në hapjen zyrtare të SERPENTINE 2026 

Vedat Muriqi starton me Fenerbahçen, flet edhe për “rivalitetin” me Lukakun

Vedat Muriqi: Do të bëjmë gjithçka për kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën