Ai në konferencën e përbashkët me presidenten sllovake Zuzana Chaputova, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari tha se do të kërkojnë nga BE-ja, mbështetje sa i përket krizës me energji elektrike, njëjtë siç është bërë në kohën e Covid-19.
“Ashtu si në kohën e Covid -it për vaksinat, edhe tani për shkak të krizës energjetike do të kërkojmë nga BE-ja një qasje të ngjashme. Kemi kërkuar dhe po e bëjmë përmes MPJ-së tonë. Është një krizë e paprecedentë. Vendi është shumë i varur nga importi i energjisë dhe do të thotë shumë, jo vetëm për ne, por për të gjithë në rajon”, tha Pendarovski.