Sipas tij, Gjykata Supreme nuk e di çfarë është reforma, prandaj nuk e dinë as vlerën e atij vendimi.
“Reformat nuk i mohon askush, por gjykata nuk e di çfarë është reforma. Ajo gjykatë nuk e di çfarë ka vendosur, çfarë gabime ka bërë. Prandaj, ajo nuk është reformë, ajo është mbyllje e shkollave, nuk ka gjykatë të mirëfilltë që e dënon aktin e hapjes së shkollave, ajo duhet ta dënojë aktin e mbylljes së shkollave, “boll më fëmijët të përdoren si mjet mburoje për njërën palë, ose për palën tjetër”, tha tutje Maliqi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Ndërkaq, Maliqi po ashtu bëri të ditur se do e vazhdojnë mësimin edhe në qoftë se do marrin thirrje direkte nga SBASHK-ut për t’iu bashkuar grevës.
Gjykata Supreme ditë më parë i ka dhënë të drejtë ish-kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili kishte apeluar vendimin e Ministrisë së Arsimit për hapjen e pesë shkollave në Kamenicë.
Reforma ishte kundërshtuar edhe nga banorët në këtë komunë.