Për afër dhjetë muaj udhëhoqi Akademinë e Shkencave dhe Artëve të Kosovës.
Nga drejtimi i institucionit më të lartë shkencor, Justina Pula do ta udhëheq për pesë vitet e ardhshme institucionin më të lartë shtetëror.
Nga dhjetori i vitit 2025 e deri të martën e 6 tetorit ky ishte vendi i punës i Justina Shiroka Pulës. Por nga sot zyrat e saj nga Akademia e Shkencave dhe Arteve do të zhvendosen në Presidencën e Republikës së Kosovës.
Por jo vetëm në Akademi, Justina Pula për dekada më radhe ka mbajtur pozita të rëndësime publike.
E për 30 vite më të ka bashkëpunuar edhe akademiku, Arsim Bajrami.
“Vlerësoj se ajo është e denjë për të udhëhequr këtë pozitë, ka një lidership tani të dëshmuar dhe jam e sigurt që ajo do të arrijë të ushtroj detyrën e presidentit më shumë dinjitet me shumë kredibilitet, do të arrijë të vendos bashkëpunim ndërmjet partive politike dhe do të fokusohet sa më shumë procesin e padrejtë të Hagës. Pres që së bashku me Kuvendin dhe kryeministrin sa më shpejtë të ndërtojnë strategjinë për të mbrojtur të vërtetën e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar çfarë do procesi të rishikimit të historisë së Kosovës”, është vlerësimi i Bajramit.
Por a ishte në dijen Shiroka Pula që emri i saj do të ishte propozim i mundshëm për president të vendit?
“Tani para tetë muajve të dy kemi qenë të përfolur për kandidatin e presidentit dhe unë nga fillimi kam përkahur atë, e kam përkrahur kur është zgjedhur kryetare e Akademisë dhe jam shumë i lumtur që është zgjedh. Natyrisht në gjithë kolegët e saj do të ofrojmë ndihmën maksimale në qoftë se ajo ka nevojë për këtë ndihmë. Këta muaj ne kemi komunikuar bashkë për këtë çështje është kolegia ime shumë e ngushtë dhe kemi komunikuar gat tanë kohën, para dy tre ditëve kemi pasur komunikim të tillë”, tregon Bajrami.
Kësisoj, Bajrami pret që presidentja e re të sjellë dinamik në rolin e saj të ri në krye të shtetit, njëjtë sikurse bëri gjatë udhëheqjes së Akademisë.
E zgjedhja e Shiroka Pulës në krye të shteti ka bërë që Akademia të mbes pas kryetar.
“Akademia ka procedurat e veta, nuk kemi asnjë vakum, kemi nënkryetarin i cili do të mbulojë një kohë dhe si pas procedurave të parapara me Akademinë do të procedohet sot ne jemi në një festë, sepse kryetarja ka marrë një përgjegjësi për drejtimin e shtetit”, thotë Bajrami.
Zhbllokimin e institucioneve e kanë mirëpritur edhe qytetarët.
“E kemi prit më gëzim të madh, me një entuziazëm, jashtëzakonisht të madh për arsye sepse u zgjatë shumë kjo çështja e presidentes dhe lindën edhe probleme tjera që na mbanin në ankth. Sonte kemi bërë gjumë të rehatshëm e unë mendoj që Justina Pula është e aftë me qenë kryetare e shtetit”, shprehet qytetari Hysen Kqiku.
“Shumë është bërë mirë, i jep përgjigje të dy anëve është kuadër e ngritur dhe shpresoj ju kanë plotësu dëshirat të dy anëve”, thotë Ethem Saliu.
Justina Pula u zgjodh që në raundin e parë presidente Republikës së Kosovës me 81 vota për.






