TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KPK dhe Prokurori i Shtetit: Informacionet e deklaruara sot nga kryeministri Kurti janë të pasakta dhe tendencioze

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
KPK dhe Prokurori i Shtetit: Informacionet e deklaruara sot nga kryeministri Kurti janë të pasakta dhe tendencioze

Përmes një komunikate për media , KPK dhe Prokurori i Shtetit shprehin shqetësimet e tyre lidhur me siç shprehen ata reciklimin e vazhdueshëm të deklaratave të pamatura, të paverifikuara dhe deklarimin e pasaktë të raporteve zyrtare dhe të dhënave statistikore lidhur me sistemin prokurorial, përcjellë teve1.info.

Ata thonë se kryeministri Kurti sot ka dhënë informacione të pasakta që nuk prekin me realitetin dhe janë krejtësisht tendencioze.

“KPK dhe Prokurori i Shtetit ia bëjnë me dije Kryeministrit dhe Qeverisë se statistikat zyrtare nuk hartohen me paragjykime, por verifikohen, analizohen me profesionalizëm dhe miratohen në takimet e hapura për publikun nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës.”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ndërkohë në reagimin e KPK-së thuhet se ky deklarim i kryeministrit që e cilësojnë si të pasaktë shpreh nevojën që kryeministri i Kosovës të bashkëpunojë me sistemin prokurorial në suaza të kompetencave, por duke respektuar normat dhe standardet e funksionimit demokratik.

Reagimi i plotë:

Reagim i Këshlllit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit ndaj deklaratave të dhëna në një konferencë për media të Kryeministrit dhe Ministres së Drejtësisë

Prishtinë, 4 shtator 2022 – Këshilli Prokurorial dhe Prokurori i Shtetit shprehin sërish shqetësimin e thellë lidhur riciklimin e vazhdueshëm të deklaratave të pamatura, të paverifikuara ndaj  sistemit prokurorial që po bëhen vetëm për konsum dhe agjendë politike nga ana e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Faktikisht, këto prononcime publike të Kryeministrit dhe Ministres së Drejtësisë për parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale në Prokurori, demantohen tërësisht nga raportet zyrtare të sistemit prokurorial.

Nga raportet e KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, sipas të dhënave për veprat penale për rastet e dhunës seksuale përgjatë viteve 2017 deri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, janë parashkruar katër (4) raste, që ka pasur të bëjnë me dhunën seksuale.

Në këtë rast, theksojmë se informacionet e deklaruara sot nga Kryeministri janë të pasakta, nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin dhe janë krejtësisht tendencioze ndaj sistemit prokurorial.

KPK dhe Prokurori i Shtetit ia bëjnë me dije Kryeministrit dhe Qeverisë se statistikat zyrtare nuk hartohen me paragjykime, por verifikohen, analizohen me profesionalizëm dhe miratohen në takimet e hapura për publikun nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Për më tepër, ky deklarim i pasaktë dhe tendencioz i Kryeministrit, shpreh nevojën që Kryeministri i vendit të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë me sistemin prokurorial në suaza të kompetencave përkatëse, duke respektuar normat dhe standardet e funksionimit demokratik të institucioneve në Republikën e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj publikon fotografi nga Uashingtoni ku Trump pritet të mbajë fjalimin në Lutjet e Mëngjesit

Haradinaj publikon fotografi nga Uashingtoni ku Trump pritet të mbajë fjalimin në Lutjet e Mëngjesit

E sulmuan një person dhe ia morën 200 euro, arrestohen katër të mitur në Prizren

Arrestohen tre persona për grabitje të armatosur në Prizren, një tjetër në arrati

ZRRE pret në takim Misionin e FMN-së, diskutohet liberalizimi i tregut

ZRRE pret në takim Misionin e FMN-së, diskutohet liberalizimi i tregut

Dorëzimi i dosjeve për hetim, Prebreza: Erdhi koha që dikush duhet të marrë përgjegjësi për degradimin e Fushë-Kosovës

Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?

Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?

Sondazhi i Gallup: Amerikanët janë thellësisht të shqetësuar për sistemin e tyre politik

Sondazhi i Gallup: Amerikanët janë thellësisht të shqetësuar për sistemin e tyre politik

Dorëzimi i dosjeve për hetim, Prebreza: Erdhi koha që dikush duhet të marrë përgjegjësi për degradimin e Fushë-Kosovës

Dorëzimi i dosjeve për hetim, Prebreza: Erdhi koha që dikush duhet të marrë përgjegjësi për degradimin e Fushë-Kosovës

Kush ishin katër anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali nga rrjedhja e gazit?

Kush ishin katër anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali nga rrjedhja e gazit?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën