TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Mujku: 11-vjeçares së dhunuar i ofruam të gjitha shërbimet e mundshme

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​Mujku: 11-vjeçares së dhunuar i ofruam të gjitha shërbimet e mundshme

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë tregon se janë në përkrahje të miturës 11 vjeçare, e cila një javë më parë u dhunua seksualisht.

“Ne si Qendër për Punë Sociale kemi reaguar prej minutës së parë, kemi qenë në përkrahje të viktimës, kemi caktuar një menaxher të rastit. Kemi themeluar edhe një ekip punues dhe jemi duke i ofruar të gjitha shërbimet e mundshme për vajzën në fjalë dhe jo vetëm për të, por edhe për familjen dhe për rrethin dhe të gjithë ata që janë të involvuar në rast, sepse ne si Qendër për Punë Sociale përveç se ofrojmë shërbime për viktimën, ne duhet të merremi edhe me të miturit e tjerë të cilët kanë qenë pjesë e këtij dhunimi”, deklaron ai për KosovaPress.

Ky nuk është rasti i vetëm në kryeqytet i dhunimit seksual. Mujku tregon se vetëm gjatë vitit të kaluar kanë qenë 10 raste të tilla.

“Dhunimi seksual është një prej formave më të rënda të punës që po merremi. Me theks të veçantë nëse flasim për të miturit dhe të miturat. Sepse, dhuna seksuale sot nuk po ndodh vetëm në mes gjinive të ndryshme, por edhe mes gjinive të njëjta. Po ndodh në rrugë, në lokale, motele, po ndodhë rreth shkollave, në familje në formë të incestit… Gjatë vitit të kaluar ne kemi trajtuar 10 raste dhe për këtë vit ende raportet jemi duke i prodhuar, sepse këto raste mund të ndodhin brenda një muaji 2-3 raste, disa muaj nuk ke asnjë”, tregon ai.

Përveç dhunimeve seksuale, rritje kanë shënuar edhe rastet e dhunës në familje.

“Kemi një rritje prej 20 deri në 22 për qind të rasteve të dhunës në familje. Vlen të theksohet se gjatë vitit të kaluar ne si Prishtinë kemi trajtuar 229 raste të dhunës në familje, kurse gjatë këtij viti numri ka arritur në 160. Qysh në shtatë mujorin e parë dhe nëse vazhdohet me këtë trend atëherë deri në fundvit mund të kemi 280 apo 290 raste të dhunës në familje. Çfarë është një shqetësim tepër i madh për të gjithë neve”, tregon ai.

Qendra për Punë Sociale tash e disa muaj është duke pranuar kërkesa për pagesën e qirave të cilat nuk kanë strehë.

“Ne si Komunë e Prishtinës kemi filluar tash e saj muaj që të investojmë edhe në pagesën e qirave për rastet e dhunës në familje, të cilat nuk kanë strehë dhe i plotësojnë kriteret që i kemi paraparë, në mënyrë që asnjëherë më të mos themi që viktima detyrohet të rikthehet prapë te ushtruesi i dhunës. Dhe kjo po funksionon mirë, edhe pse numri i rasteve që kanë përfituar është ende në proces, por e kemi mundësinë dhe kemi të hapur që rastet e para vetëm të përfitojnë nga përkrahja të cilën ne do e japim”, shprehet Mujku.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale thekson se është e nevojshme që të ketë numër më të madh të stafit, për shkak të numrit të madh të rasteve që trajtojnë.

11 vjeçarja nga Prishtina, dyshohet se një javë më parë është dhunuar seksualisht nga pesë persona. Të njëjtit janë në paraburgim prej 30 ditëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nesër seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijetuarve të dhunës

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

Një 32 vjeçar i vdekur në Istog, çka po i shkakton aksidentet me fatalitet në vend?

Një 32 vjeçar i vdekur në Istog, çka po i shkakton aksidentet me fatalitet në vend?

Dëshmia e të mbijetuarit në masakrën e Doganajt, humbja e tre vëllezërve dhe rruga e tij në luftën e UÇK-së

Samiti i IV i Diasporës, dekorohen disa nga personalitetet shqiptare më të spikatura në botë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Një person gjendet pa shenja jete në Shtime, rasti nën hetim

‘Zemra s’ta thotë kurrë të fundit’ – Rrëfimi i dhimbshëm për Ramadan Xhoklin

‘Zemra s’ta thotë kurrë të fundit’ – Rrëfimi i dhimbshëm për Ramadan Xhoklin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën