TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Berisha: Rama u trajtua si vasal në Beograd, Ballkani i Hapur është nismë antishqiptare

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Berisha: Rama u trajtua si vasal në Beograd, Ballkani i Hapur është nismë antishqiptare

Berisha deklaroi në konferencë për media nga selia e PD-së se Vuçiqi po e përdor Ballkanin e Hapur për t’ju kundërvënë Procesit të Berlinit.

“Nëse sheh protokollet, ai është trajtuar si vasal. Të themi atë që është. Kjo nuk duhet të bëjë përshtypje, se ai është vasal. Vuçiq nuk ka nevojë ta shprehte këtë. Por ajo që dua të them, Ballkani i Hapur është në çdo aspekt, një nismë antishqiptare. Aleksandër Vuçiq, një serbomadh sa Millosheviqi, sa Xhorxheviqi, po e përdor Ballkanin e Hapur në çdo aspekt. Po e përdor për t’iu kundërvu Nismës së Berlinit, për të vendosur hegjemoninë serbe në Ballkan dhe influencën ruse. Po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri dhe Maqedoni, pasi asnjë rregull nuk është përcaktuar në tregun e lirë”, deklaroi Berisha.

Ish-presidenti shqiptar u shpreh se Rama është bërë argument kryesor i dogmës së ndarjes së shqiptarëve nga serbët, që sipas tyre, shqiptarët që jetojnë në Shqipëri janë të mirë ndërsa ata në Kosovë të kqëij.

“Po e përdor për të dejonizuar politikisht Prishtinën, por kjo i dështoi. I dështoi sepse Perëndimi e ka të qartë se kufiri i tij në Ballkan është kufiri me Kosovën. E përdor në rrafshin psikologjik me doktrinën e vjetër se kemi të bëjmë me dy shqiptarë, ‘shqiptarci’ dhe ‘albanci’, këta të fundit janë të mirë dhe në Shqipëri, kurse ‘shqiptarci’ janë të këqij dhe janë në Kosovë. Kjo është përdorur me dekada nga Beogradi. Rama është bërë argument kryesor i kësaj dogme”, përfundoi Berisha.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Beograd në kuadër të samitit të Ballkanit të Hapur. Rama ka vazhduar kritikat ndaj Kosovës për refuzim të Ballkanit të Hapur ndërsa lavdëroi presidentin serb Aleksandër Vuçiq se dha sinjale paqeje me rastine marrëveshjes për dokumente me Kosovën.

Gjithashtu, vendet e nismës së Ballkanit të Hapur, Shqiëpria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar 4 marrëveshje bashkëpunimi./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Largohet nga PS-ja deputetja Marjana Koçeku: Nga sot do jem e pavarur

​Largohet nga PS-ja deputetja Marjana Koçeku: Nga sot do jem e pavarur

Dita e 15 e protestës qytetare në Tiranë, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15 e protestës qytetare në Tiranë, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Protesta për “Zvërnecin”, Rama: Shqipëria do të bëhet sipas kontratës me qytetarët

Rama: Sazani nuk shitet, në Zvërnec mbrohet mjedisi

​Aleksandër Vuçiq paralajmëron dorëheqjen pas protestave në Serbi

​Aleksandër Vuçiq paralajmëron dorëheqjen pas protestave në Serbi

​Largohet nga PS-ja deputetja Marjana Koçeku: Nga sot do jem e pavarur

​Largohet nga PS-ja deputetja Marjana Koçeku: Nga sot do jem e pavarur

Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren

Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren

Përleshja mes familjarëve që përfundoni me një të vrarë -Detaje nga rasti në Prizren

Përleshja mes familjarëve që përfundoni me një të vrarë -Detaje nga rasti në Prizren

Shumë qytetarë po i përgjigjen ftesës për dhurim të gjakut

Shumë qytetarë po i përgjigjen ftesës për dhurim të gjakut

Gjermania e nis botërorin me fitore të thellë kundër debutuesit

Gjermania e nis botërorin me fitore të thellë kundër debutuesit

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër të lënduar në një aksident komunikacioni në Pejë

Rizvanolli: Disa kompani deshën të tërhiqen nga ankandi solar për shkak të sulmit në Banjskë

Rizvanolli: Në qeverisjen e Haradinajt, KEK-u shënoi rekordet më të ulëta të prodhimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën